Ish-trajneri i Barcelonës, Valverde: Barça është duke bërë mirë, pavarësisht se është buzë eliminimit nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

Ish-trajneri i Barcelonës, Valverde: Barça është duke bërë mirë, pavarësisht se është buzë eliminimit nga Liga e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, thotë se katalunasit po ecin mirë në këtë fillim sezon, pavarësisht se janë në prag të eliminimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku zhgënjyen në dy ndeshjet me Interin.

Valverde kthehet në Camp Nou me skuadrën e tij Athletic Bilbao sot (të dielën) për herë të parë që kur u shkarkua në janar të vitit 2020. Trajneri fitoi dy tituj të La Ligës dhe Kupën e Mbretit në pak më pak se tre vjet në krye dhe u shkarkua me Barçën në krye të tabelës. Valverde tani ka ndarë mendimet e tij për ish-skuadrën përpara ndeshjes në Camp Nou.

Ernesto Valverde

"Ata nuk kanë dalë ende nga Liga e Kampionëve, kanë mbetur edhe nja dy ndeshje dhe janë në një nivel shumë të lartë në ligë. Ditën tjetër ata humbën, por ne tashmë e dimë që humbjet atje shikohen me një sy tjetër, më shumë seç duhet, ata gjithmonë janë në gjendje të thumbojnë, ndjej se kanë për të shkuar mjaft larg”, tha ai.

Lewandowski 2022-23

“Gjëja është se Madridi është në një moment të ëmbël, në të cilin luajnë lehtë dhe mirë. Parashikohet një ligë me shumë pikë. Mendoj se Barcelona po bën mirë, sepse kur duket se luan pak më keq, krijon tetë raste të pastra dhe kur e bëjnë mirë, 20."

Barcelona ka luftuar për të fituar trofe që nga largimi i Valverdes. Quique Setien dhe Ronald Koeman kanë ardhur dhe kanë shkuar dhe legjenda e klubit Xavi është aktualisht në krye. Skuadra e filloi sezonin shkëlqyeshëm, por shkon në ndeshjen sot me gjashtë pikë larg Real Madridit në La Liga dhe në prag të një daljeje të hershme nga Liga e Kampionëve.

Pedri 2022-23

Valverde ka humbur shtatë ndeshjet e tij të fundit kundër Barcelonës në La Liga, më së shumti humbje kundër një kundërshtari në karrierën e tij si trajner në këtë garë.

Katalanasit do të përballen me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe shpresat e tyre për kualifikim mund të marrin fund përpara fillimit të ndeshjes. Skuadra e Xavit do të jetë jashtë nëse Interi mund Viktoria Plzen në ndeshjen tjetër në Grupin C.

Lajme të ngjashme