Ish-gruaja zbulon përmes emailit pse Chelsea e shkarkoi Tuchelin, trajnerin që ia fitoi Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Ish-gruaja zbulon përmes emailit pse Chelsea e shkarkoi Tuchelin, trajnerin që ia fitoi Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thomas Tuchel u shkarkuar nga Chelsea për çështje jashtë futbollit dhe për shkak se lojtarët e kishin humbur respektin për të, sipas një emaili të publikuar nga ish-bashkëshortja e tij.

Ky email u zbulua gjatë një seance gjyqësore në gjykatën e Munihut pas ndarjes së Tuchelit nga bashkëshortja tij Sissi vitin e kaluar, pas 13 viteve martesë.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Sissi, ish-gazetare për Suddeutsche Zeitung, e mori një telefonatë nga Anglia në të cilën iu thanë arsyet e shkarkimit të Tuchelit nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar.

Asaj i ishte thënë se lojtarët e Chelseat e kishin humbur respektin për trajnerin, i cili i ishte udhëhequr ata drejt fitimit të Ligës së Kampionëve më 2021.

Në email ishin përmendur edhe arsyeje të çuditshme që nuk kishin të bënin me futbollin.

Tuchel kishte dashur ta përdorte një urdhëresë të përkohshme gjyqësore për të mos e lejuar Sissin ta publikonte përmbajtjen e emailit, sipas Bild.

Në atë kohë, dallimet në mendime mes Tuchel dhe pronarëve të rinj të Chelseat të udhëhequr nga Todd Boehly, si dhe rezultatet e dobëta në fushë, ishin përmendur si arsyeje për shkarkimin e tij.

Bild shkroi se nuk ishte në gjendje të publikonte përmbajtjen e emailit për arsyeje ligjore dhe as Tuchel, i cili nuk mori pjesë në seancë, e as ish-gruaja e tij, nuk deshën të komentonin.

Lajme të ngjashme