Interi shpërblen skuadrën për suksesin në Ligë të Kampionëve
Pronari i Interit, Steven Zhang, e ka shijuar tejmase suksesin e klubit të tij në Ligë të Kampionëve, ku kaluan grupet dy xhiro më herët dhe ka vendosur të paguajë bonuset e para për këtë sezon.
Zikaltrit kanë qenë pothuajse pa të meta në Evropë këtë sezon, duke fituar tre nga katër ndeshjet e tyre për të siguruar vendin e tyre në raundin e 16-të të garës më të fortë për klube. Dy fitore ndaj RB Salzburgut, fitorja ndaj Benfikës dhe një barazim me Real Sociedad ishin të mjaftueshme për të çuar përpara skuadrën e Simone Inzaghit.
Përderisa Interi ishte me fat në pikët në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Inzaghi është shpërblyer gjithashtu për vendimin e tij për të bërë rotacion skuadrën, duke i lejuar lojtarët të qëndrojnë të freskët në garën për titull kampioni në Serie A.
Editoriali i sotëm i Gazzetta dello Sport detajon se si Zhang i telefonoi skuadrës së Interit pas fitores së tyre ndaj RB Salzburg për t'i uruar për kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ai gjithashtu shpërbleu lojtarët e tij, duke paguar një bonus prej 2 milionë eurosh për suksesin e parë të madh të sezonit. Skuadra e Inzaghit tani mund të kalojë fokusin në garën për titull, duke pasur vetëm dy pikë epërsi ndaj vendit të dytë Juventus.

