Inzaghi krenar me kualifikimin e Interit në Ligën e Kampionëve
Trajneri Simeone Inzaghi është ndarë shumë i lumtur që Inter ka avancuar direkt në fazën e eliminimit pas vetëm katër xhirove, duke deklaruar që s’ka ndodhur që një kohë.
“Neurazzurët” triumfuan ndaj RB Salzburgut me rezultat minimal 0:1, që nënkupton se edhe matematikisht kanë siguruar ‘biletën’ për në raundin e 16-të.
Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh i lumtur me këtë kualifikim – ku tani do të luftojnë me Real Sociedadin për pozitën e parë në tabelë.
“Të kualifikohemi në raundin e 16-të me dy ndeshje me pak na bën shumë krenar, nuk ka ndodhur që një kohë. Jemi të kënaqur, por e dimë se janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë”.
“Ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk janë të lehta. Kishte momente në pjesën e parë që vuajtëm, por u mbrojtëm së bashku dhe lejuam Salzburgun të krijojë më pak raste se në San Siro”.
Inter s’është i vetmi klub që ka avancuar në fazën e nokautit, pasi i janë bashkuar listës me Real Sociedadin, Bayern Munichun, Manchester Cityn, Real Madridin dhe RB Leizpigun.
Inter do të synojë të avancojë si lider pasi do ta kishte më të lehtë në raundin e 16-të. Kujtojmë, skuadrat që kualifikohen nga pozita e parë mund të bien në short vetëm me klubet që renditen te dytat në grupe, mirëpo në këtë fazë s’kanë të drejtë me ato të njëjtit shtet.