Kandidati për president është ende Bekim Sejdiu, sipas Albin Kurtit - NACIONALE

Kandidati për president është ende Bekim Sejdiu, sipas Albin Kurtit

6 orë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, tha se ende e konsideron kandidat për president, ish-gjyqtarin kushtetues, Bekim Sejdiun.

Për nga pikëpamja e Vetëvendosjes, tha ai, “ne ende kemi marrëveshje (me LDK-në).”

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi Bekim Sejdiut. Ai është tërhequr kur marrëveshjen e kanë shkelur e braktisur 6 deputetë të LDK-së. Ishte vendim i kushtëzuar i tij nga situata e shkaktuar pas moszbatimit të vendimti të kryesisë së LDK-së. Nga pikëpamja e VV-së ne kemi marëveshje dhe duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri për president, nëse do të jetë në të ardhmen do të njoftoheni,” tha ai.

Lajme të ngjashme