Interi shënon fitore ndaj Atalantës, siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Interi shënon fitore ndaj Atalantës, siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

10 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantës me rezultat 3:2 në San Siro, kështu duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa mysafirët me humbjet do të mbesin të kënaqur në rastin më të mirë me Ligën e Evropës.

Zikaltrit edhe pse janë në finale të Ligës së Kampionëve, nuk i lan rastit asgjë, duke siguruar garën më të fortë evropiane nëpërmjet Serie A-së, teksa ka mbetur që në xhiron e fundit të mësohet vetëm renditja përfundimtare.

Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Simone Inzaghit, me Romelu Lukakun që shënoi gol qysh në minutën e parë, i asistuar bukur nga Lautaro Martinez.

Dy minuta më vonë, Interi arriti të dyfishonte rezultatin, kur Barella me një goditje të fortë nga afërsia shënoi për 2:0.

Mario Pasalic e dënoi skuadrën e Inzaghit në minutën e 36-të, për ta ngushtuar rezultatin në 2:1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Interi, me dy skuadrat që arritën të shënon edhe nga një herë.

Ishte Martinez që çoi rezultatin në 3:1 në minutën e 77-të, kur u asistua nga Brozovic.

Teksa për të futur frikën te skuadra vendase u përkujdes Muriel që shënoi gol të bukur në minutat shtesë për 3:2, por e pamjaftueshme pasi takimi përfundoi me këtë rezultat.

Interi kështu siguron një vend në Ligën e Kampionëve, teksa i bënë nderë edhe Milanit.

Lajme të ngjashme