Inter vazhdon në stilin e kampionit, mposht Torinon
Inter ka shënuar fitore komode në ndeshjen e parë pasi u shpallën kampion në Itali, duke triumfuar në shtëpi ndaj Torinos.
“Neurazzurët” triumfuan me rezultat 2:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, me raste nga dy skuadrat por që vendasit kishim posedimin e topit.
Sidoqoftë, situata u vështirësua për mysafirët sapo Adrein Tameze u ndëshkua karton të kuq pas një ndërhyrje (49’).
Vetëm shtatë minuta më vonë, Hakan Çalhanoglu me një gol të bukur i dha epërsinë Interit (56’).
Ndërsa, katër minuta më vonë Lovato shkaktoi penallti me një tjetër ndërhyrje brenda zonës, ku nga pika e bardhë turku ishte i pagabueshëm (60’).
Me këtë fitore, Inter mbledh 89 pikë në kreun e Serie A derisa Torino zë vendin e 10-të me 46 sosh.