Inter insiston për Bremer: Takim i mundshëm sot në mbrëmje me Torinon - NACIONALE

Inter insiston për Bremer: Takim i mundshëm sot në mbrëmje me Torinon

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Gjiganti italian, Inter, është duke insistuar për shërbimet e Gleison Bremerit dhe sot mund të ketë takim ndërmjet dy kryesive për mbrojtësin brazilian.

Udhëheqësit e Interit, janë duke pritur për situatën e Milan Skriniarit, nëse do të largohet në drejtim të Paris Saint-Germain apo jo, ndërsa kjo çështje të përfundojë, zikaltrit nuk duan të humbasin kohë për Bremerin, pasi që është shumë i kërkuar nga disa skuadra evropiane.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, si asnjëherë më parë foli mbi një lojtar që ende nuk është pjesë e skuadrës së tij. Ai u shpreh i paduruar për të siguruar shërbimet e tij.

“Po zhvillohen bisedimet mes palëve, duhet ta plotësojmë boshllëkun në mbrojtje, këtë të gjithë e dinë në kryesi. Si trajner që jam po bëjë presion që kjo punë të kryhet sa më shpejt.”

Deklaratë kjo që synon të shtyjë drejtuesit e zikaltërve ta mbyllin këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se skuadrat të tjera si Juventusi të bëjnë diçka konkrete për lojtarin.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport këtë pasdite, ose më së voni nesër, Drejtori Ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta do të takohet me presidentin e Torinos, Urbano Cairo për ta finalizuar marrëveshjen.

Mbrojtësi brazilian mbetët synimi i vetëm i Interit për mbrojtjen, pavarësisht se a largohet apo jo, Milan Skriniar.

Interi është e gatshme t’i jap për mbrojtësin 30 milionë euro, por presidenti i skuadrës torineze nuk është i kënaqur me ofertën dhe synon që ta rrisë çmimin sa më shumë të jetë e mundur.

Kam respekt të madh për një lojtar të madh si Skriniar, por megjithatë ai është më i vjetër se Bremer, dhe ai vlen 70 milionë euro. Bremer duhet të vlejë më shumë se kaq, nga numrat që po qarkullojnë sot”, thotë Urbano Cairo, President i Torinos.

Në këtë negociatë po të mos ishte dëshira e lojtarit për t’iu bashkuar Interit, lojtari do të përfundonte që moti në një skuadër tjetër. Ai ka një lidhje me Interin që e ka shprehur mjeshtërisht por jo publikisht në rrjetet sociale.

Marrëveshja me lojtarin është diskutuar, dhe Bremer nëse do të afrohej në Inter do të nënshkruante kontratë pesëvjeçare me një rrogë afër katër milionë euro për sezon.

Pasi që marrëveshja lojtar-klub ekziston, Bremer do ta presë ende Interin, deri sa zikaltrit të paraqesin një ofertë bindëse për presidentin e Torinos.

Sipas gazetës InterNews, formula për kalimin e lojtarit në Inter do të jetë huazim me obligim blerje në fund të sezonit, e që në fund çmimi përfundimtar do të arrinte në 40 milionë euro me shtesa.

Lajme të ngjashme