Indrit Tuci: Ndeshje e luftuar, sakrificë e madhe por në fund ia dolëm - NACIONALE

Indrit Tuci: Ndeshje e luftuar, sakrificë e madhe por në fund ia dolëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë fitoi minimalisht në udhëtim te Gjeorgjia në kuadër të Ligës së Kombeve, kështu për të rritur gjasat për të kapur vendin e parë në grupin B1.

Me rezultatin 1:0 përfundoi ndeshja në Tbilisi në Gjeorgji, në golin që u shënua nga Kristjan Asllani, i asistuar nga Indrit Tuci.

Tuci që debutoi për herë të parë nga fillimi për kuqezinjtë, foli pas ndeshjes.

Sulmuesi i Spartës së Pragës tregoi se nuk e dinte që do të ishte në formacionin fillestar deri pak orë para ndeshjes.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Sakrificë e madhe, por në fund ia dolëm. Bravo të gjithë çunave dhe stafit. Trajneri më dha besim përpara ndeshjes. Faleminderit Zotit shkoi mirë loja. E përgatita mirë ndeshjen, me këto tre pikët të ecim përpara.

"Nuk e dija që do isha titullar. 4 orë rrugë për të ardhur me avion dhe ishte e vështirë për të kryer stërvitjen. Pak para ndeshjes e mora veshë që do isha në formacion. E përgatita mirë dhe çdo gjë shkoi mirë. Ka ndeshje të tilla si me Çekinë që duhet luajtur më shumë me topin. Gjithmonë është lojë sakrifice, por sot duhej më shumë. Ndihem mirë që shërbeva për Asllanin dhe që shënoi, sepse i ka të vetat këto.

"Konkurrenca është e jashtëzakonshme, por jemi të gjithë si grup dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Kur njëri luan keq, tjetri luan mirë. Në aspektin personal dhashë më të mirën time dhe është çdo gjë në dorë të trajnerit. Ai vendos çdo gjë. Unë jap 100% dhe jam gati gjithmonë për Kombëtaren.

E kishim përgatitur lojën qëq ata do luanin me 3 mbrojtës, por luajtën me 2. Kjo ishte pak surprizuese. Duhet ta mbaj topin dhe t’i japë frymë ekipit. Luftova shumë që t’i jepja skuadrës sa më shumë frymë të ishte e mundur dhe që ata ta merrnin veten sa më shpejtë”, tha Tuci për DigitAlb.

Lajme të ngjashme