Ilir Daja i përgjigjet Arsim Thaqit: Le të na ndalë Drita neve, ne jemi liderë
Trajneri i Ballkani Ilir Daja ka thënë se nuk e kupton se si do të bëhet Drita kampione e Kosovës nga pozita e dytë, në një përgjigje ndaj trajnerit të klubit gjilanas Arsim Thaqi, i cili kishte thënë se skuadra e tij do ta fitonte garën për titull në Superligë sivjet.
Duke folur pas fitores së Dritës 2:1 kundër Prishtinës të mërkurën në Lipjan, Thaqi – i cili e mori drejtimin e klubit gjilanas në janar – Thaqi u shpreh i bindur në shanset e skuadrës së tij për ta mundur Ballkanin në garë për titull këtë sezon, raporton Nacionale.
“Është një fitore që na çon drejt titullit të kampionit. Drita do të jetë kampione e Kosovës”, kishte thënë Arsim Thaqi pas fitores së Dritës kundër Prishtinës.
Por Dajës – i cili e drejtoi Ballkanin drejt titullit të parë historik sezonin e kaluar dhe është në binarë për ta mbrojtur titull sivjet – nuk i lanë shumë mbresa fjalët e homologut të tij nga Drita.
“E para duhet të na ndalë Drita ne, sepse jemi tri pikë para ne. A mundet një trajner, që ka dy faza që thotë se do të dalë kampion kur është në vendin e dytë, ka siguri të madhe siç duket. Mendoj se nuk dua të dalë nga vetja dhe të merrem me kolegët. Mund ta pyesni direkt trajnerin e Dritës së ku i sheh këto ai”, tha Daja kur u pyet për fjalët e Thaqit.
Daja i bëri këto komente duke folur pas triumfit të Ballkanit kundër Trepçës ’89 të enjten në Mitrovicë.
Albion Rrahmani shënoi me kokë në minutën e 88-të, pas një harkimi të përkryer nga Nazmi Gripshi, për fitoren e tretë radhazi në pranverë të Ballkanit në rrugën drejt mbrojtjes së titullit në Superligë.
Kjo fitore e rikthehen atë në krye të tabelës në Superligë me 47 pikë tani, tri më shumë se rivali për titull Drita.
“E kishim menduar një ndeshje të vështirë dhe ashtu doli, sepse 89-shi luan mirë në shtëpi dhe ka një ekip të fortë. Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi, por me e mira e gjithë kësaj ishte marrja e tri pikëve. Po ashtu, më gëzon fakti që lojtarët e ekipit tim nuk u dorëzuan për asnjë moment duke treguar karakter fituesi”, theksoi Daja pas ndeshjes.
Rrahmani, 22 vjeç, ishte vendimtar përsëri për Ballkanin, duke ia siguruar tri pikë të tjera me golin e gjashtë në pranverë dhe të 13-tin deri tani këtë sezon në Superligë.

