Iker Casillas e akuzon Barcelonën për “njërën prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e futbollit” - NACIONALE

Iker Casillas e akuzon Barcelonën për “njërën prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e futbollit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, e ka cilësuar fitoren e Barcelonës kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve më 2009 si njërën prej vjedhjeve në historinë e futbollit.

Barcelona është duke u hetuar për një pagesë në vlerë prej 1.6 milionë eurove në llogarinë e zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës, Jose Maria Enriquez Negreiras.

Barça ia pagoi këtë shumë të majme parash kompanisë së Jose Maria Enriquez Negreir Dasnil 95 SL, i cili ishte zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës nga viti 1994 deri në vitin 2018, transmeton Gazeta Nacionale.

Barcelona e ka mohuar shkeljen e çfarëdo rregulle dhe pretendon se nuk kishte kërkuar të përfitonte nga gjyqtarët përmes Negreiras.

Por ish-portieri i Madridit Casillas nuk është i bindur se Barcelona nuk e ka blerë favorin nga gjyqtarët.

Casillas e kishte dëgjuar ish-mbrojtësin e Barçës Gerard Pique duke thënë: “Do t’jua them një gjë: nëse e tregojnë sekretin, shikojeni UEFA-n dhe Ligën e Kampionëve dhe emri i Real Madridit ju del aty... gjithë andej”.

Ai iu përgjigj deklaratës së Piques duke ia përmendur fitoren famëkeqe të Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në sezonin 2008/09, në të cilën skuadra e Pep Guardiolës kishte pas përfituar nga një numër vendimesh të dyshimta të gjyqtarit për ta siguruar një barazim në Stamford Bridge, i cili e çoi në finale falë golave të shënuara si mysafire.

Casillas tha: “Ajo çfarë duhet të bëni ju është të mos flisni. Ajo ishte njëra prej vjedhjeve më të mëdha që njerëzit e kanë parë në futboll”.

Pique argumentoi pastaj se si Barçës i ishte mohuar një titull në La Liga nga një gol i shfuqizuar kundër Atletico Madridit, i cili do të duhej të ishte pranuar sipas tij.

Casillas argumentoi se Real Madridi është dëmtuar nga një numër vendimesh të dyshimta në ndeshje vendimtare në ligë dhe në kupë.

Lajme të ngjashme