"I qortonte bashkëlojtarët, u dëshpërova", sulmuesi i Al-Wehda thotë se mbeti i zhgënjyer nga takimi me Ronaldon - NACIONALE

"I qortonte bashkëlojtarët, u dëshpërova", sulmuesi i Al-Wehda thotë se mbeti i zhgënjyer nga takimi me Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Al-Wehda, Jean-David Beauguel insiston se mbeti tejet i zhgënjyer pasi takoi idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.

Një gol ishte i mjaftueshëm për Al-Wehda që të siguroi finalen e Kupës së Mbretit në Arabi duke eliminuar Al Nassr në gjysmëfinale.

Ronaldo që nuk po gjente assesi golin ishte tejet i zemëruar me këtë humbje, e disa herë në fushë u pa duke iu bërtitke bashkëlojtarëve që nuk po ia pasonin topin.

Kështu, i zhgënjyer nga Ronaldo kishte mbetur edhe kundërshtari Beauguel që për "L'Equipe" tregoi se çfarë ndodhi në atë takim.

"Po, mirëpo mbeta pak i zhgënjyer. Në fundin e ndeshjes, i tregova që jam tifoz i madh dhe i kërkoi fanellën".

"Ai ma zgjati dorën pa shikuar fare tek unë, me një ajër shumë përçmues. Qëndrova i qetë sepse u rrita me të".

"Ende më kujtohen videot e tij që i shikoja sa isha në kolegj. E kuptoj se ishte i zhgënjyer pas humbjes, pasi është garues i madh, por qëndrimi i tij më befasoi".

"Edhe në fushë ishte tejet i zemëruar, duke i qortuar bashkëlojtarët e tij", deklaroi ai.

Ronaldo kishte disa mundësi shënimi në pjesën e parë, mirëpo portieri Munir Mohamedi arriti të bëjë disa pritje të bukura që t'ia mohojë golin.

Nuk vonoi shumë edhe Beaguel i dha mysafirëve epërsinë me një goditje të bukur gërshërë, ndërsa pas pjesës së parë vetë portugezi u pa i zemëruar duke iu bërtitur edhe stafit.

Lajme të ngjashme