“I ka shpëtuar syri, ia kanë qepur 15 penj”, nga Gjilani flasin për gjendjen e Përparim Islamit - NACIONALE

“I ka shpëtuar syri, ia kanë qepur 15 penj”, nga Gjilani flasin për gjendjen e Përparim Islamit

3 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Mbrojtësi i Sport Club Gjilanit, Përparim Islami i ka shpëtuar më të keqes dhe tani është në gjendje stabile, kështu ka thënë menaxheri i klubit, Drilon Sylejmani në një bisedë për gazetën Nacionale.

Ishte minuta e pestë e ndeshjes Trepça ‘89 – Gjilani, ku futbollisti Lulzim Peci në përpjekje për ta larguar topin e goditi në fytyrë Islamin.

Kështu, nga lëndimi i rëndë ndërhyri menjëherë ambulanca që e dërgoi shpejtë në spitalin rajonal të Mitrovicës, e lojtari fatmirësisht i ka shpëtuar më së keqes.

Menaxheri i Gjilanit, Sylejmani për Nacionalen tregoi se Islami tani është dërguar në shtëpi, derisa i ka shpëtuar më se keqes pasi lëndimin e kishte pranë syrit.

Gjendja e tij momentalisht është stabile. Tashmë është dërguar në shtëpi. E ka pas një lëndim jo të lehtë, 15 penj i janë qepur dhe i ka shpëtuar syri”.

Sot i duhet të pushojë shkaku që mori injeksione për të mos e lejuar infeksionin të rritet pasi ka pasur një gjakderdhje të madhe”, deklaroi ai.

Pas largimit të Islamit me ambulancë në fushë, futbollistët e dy skuadrave zhvilluan lojë më të kujdesshme me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Edhe pse skuadra mitrovicase ishte me një lojtar më pak, Gjilani nuk përfitoi nga situata.

Beton Zabërgja realizoi në minutën e 41-të në këtë sfidë, derisa Christian Mba u përkujdes që vendasit të arkëtojnë një pikë në shtëpi (50').

Kujtojmë, se në këtë ndeshje në krye të Gjilanit nuk ishte kryetrajneri Zekirija Ramadani, i cili është një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndihmësi i tij, Alban Hyseni pas ndeshjes konfirmoi se Ramadani është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Trajneri nuk ka qenë edhe në stërvitje dje, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është arsyeja e vetme që ai ka munguar. Pavarësisht gjendjes së keqe, ai nuk ka munguar në asnjë stërvitje, por mungesa e tij është gjendja shëndetësore”, u shpreh Hyseni.

Kështu, Gjilani vazhdon të jetë në garën për titull pavarësisht që tani është mbrapa liderit, njëkohësisht rivalit lokal Drita me 11 pikë më pak.

Lajme të ngjashme