Hoxha prapë në stol, Balliu ia zë vendin Hysajt – Shqipëria me ndryshime ndaj Spanjës
Kombëtarja e Shqipërisë pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë ndaj Spanjës.
Përzgjedhësi Sylvinho duket se ka vendosur ta ulë në stol mbrojtësin Elseid Hysaj dhe ta zëvendësojë me Balliun, që i njeh mirë kundërshtarët shkaku që luan në La Liga.
Mbrojtësi Ardian Ismajli gjithashtu pritet ta bëjë paraqitjen e parë zyrtare në Evropian, duke e dërguar në stol Arlind Ajetin, që deri më tani ka qenë titullar i padiskutueshëm.
Megjithatë, Arbër Hoxha edhe pse ishte i shkëlqyeshëm në dy përballjet si zëvendësues prapë pritet të mbetet në stol, si alternativë e Nedim Bajramit.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Ramadani, Asllani; Asani, Broja, Bajrami.

Përballja përndryshe do të nis me fillim nga ora 21:00.