Hojlund lihet jashtë skuadrës në miqësoren e Atalantës ndaj Bournemouthit, kalimi te Man Unitedi çështje kohe
Synimi kryesor i Manchester Unitedit, Rasmus Hojlund, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen miqësore të Atalantës ndaj Bournemouthit.
Atalanta e mbajti sulmuesin danez jashtë skuadrës në ditën e ndeshjes kundër Bournemouth që është duke u zhvilluar momentalisht, ndërsa Manchester United është afër nënshkrimit të tij nga pala italiane. Djajtë e kuq janë në bisedime të avancuara me klubin dhe janë afër arritjes së një marrëveshjeje, sipas Fabrizio Romanos.
👥 I nostri 11!
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) July 29, 2023
🔥 How we line-up in Bournemouth!#BournemouthAtalanta #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/zrMaynbpA4
Manchester United e ka ndjekur sulmuesin 20-vjeçar për një kohë të gjatë tani dhe për herë të fundit ka bërë një ofertë me vlerë 70 milionë euro, me Atalantën që megjithatë, e vlerëson lojtarin afër 100 milionë eurove, që duket shifër vështirë e arritshme.
Erik ten Hag është i vendosur të nënshkruajë me Hojlund këtë verë pasi ai ka nevojë për një lojtar cilësor përpara në sulm. United do të shpresojë të finalizojë marrëveshjen për sulmuesin sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ai të mund t'i bashkohet skuadrës për para-sezon dhe që të përshtatet me pjesën tjetër të skuadrës në kohë për fillimin e sezonit të ri 2023/24.
