Herrera: Të luaja përkrah Messit ishte ëndërr, atë dhe Ronaldon s’mund t’i kritikosh kurrë - NACIONALE

Herrera: Të luaja përkrah Messit ishte ëndërr, atë dhe Ronaldon s’mund t’i kritikosh kurrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka thënë se nuk ka hapësirë për kritika ndaj Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi ky prej futbollistëve më të mirë në historinë e sportit u kritikuan për paraqitjet e tyre sezonet e fundit.

Herrera, i cili tani luan për Athletic Bilbao, i ishte bashkuar Unitedit më 2014 para se të kalonte te Paris Saint-Germaini në vitin 2019, ku luajti përkrah Messit në vitin 2021.

Mesfushori meksikan tha se e dashuron Unitedin dhe e mbrojti Ronaldon, i cili po e përjeton një fillim të dobët të sezonit 2022/23, pasi e ka humbur vendin në ekipin e parë të Erik ten Hagut në Premierligë duke e shënuar vetëm një gol.

“Kur e ke një lojtar i cili i shënoi 25 gola sezonin e kaluar, si mund të thuash se ky lojtar nuk është për ekipin e parë?” tha Herrera për ESPN.

“Golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndër golashënuesit më të mirë në Evropë. Ai mbase nuk do t’i shënojë 50 gola çdo sezon, natyrisht, pro ai ende po lufton, po kujdeset për vete çdo ditë, prandaj respekt për të.”

“Ronaldo gjithmonë lufton, shënon, vrapon, merr përgjegjësi për ekipin. Për mua nuk ka hapësirë për kritika ndaj Cristianos apo Leos”, nënvizoi ai.

Herrera i zhvilloi 28 ndeshje për PSG-në pas mbërritjes së Messit dhe tha se ishte ëndërr për të të luante dhe të ushtronte përkrah shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Ai shtoi se njerëzit duhet t’i falënderojnë Messin dhe Ronaldon për atë që i kanë dhënë sportit, në vend se t’i kritikojnë ata.

“Personalisht, ka qenë ëndërr e përmbushur për mua të luaja përkrah tij (Messi), të ushtroja me të”, tha Herrera.

“Tani që e njoh Messin personalisht, faktet dolën më të mira se pritjet... ai gjithmonë përpiqet ta ndihmojë ekipin, i respekton të gjithë. Ai është lojtari më i mirë në histori por mund ta shihni sa i përulur është”, theksoi Herrera.

“Nganjëherë i shoh gazetat dhe gazetarët duke i fyer këto dy legjenda futbolli, ne duhet t’i falënderojmë ata për atë që i kanë dhënë futbollit, neve dhe tifozëve”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme