"Pensionohu ose do të mbetesh vetëm në stol", Casano kritikon prapë Ronaldon - NACIONALE

"Pensionohu ose do të mbetesh vetëm në stol", Casano kritikon prapë Ronaldon

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi italian, Antonio Cassano ka thënë se Cristiano Ronaldo duhet të pensionohet, ose rrezikon të jetë një zëvendësues i panevojshëm.

Ronaldo ka nisur vetëm një ndeshje nën urdhrat e Erik ten Hag te Manchester United, por gjithashtu nuk arriti të gjejë golin për Portugalinë në Ligën e Kombeve.

Pozita e tij në Kombëtare tani është vendosur në pikëpyetje, pasi dështoi të shënojë derisa humbi disa raste ndaj Spanjës të martën. Portugalia humbi 1:0, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe Cassano ndjen se Ronaldo nuk është duke qenë në standardet më të larta prandaj duhet të pensionohet.

"Në këtë pikë, Cristiano duhet t'i bëjë vetës një favor dhe ta kuptoj se kur nuk arrin në një nivel, duhet ta mbyllësh dyqanin".

"Ai ka fituar gjithçka, ishte fenomenal. Ndalo! Duhet të ndalosh ose do të vraposh vetëm në stol".

Ronaldo vazhdon ta mbajë rekordin për më së shumti gola për kombëtare, duke shënuar 117 për shtetin e tij.

Portugalia tani ka një listë të madhe në sulm që përfshin Rafael Leao dhe Joao Felix, që nuk ishin titullar në formacionin e Fernando Santos.

Sulmuesi i Unitedit më shumë gjase nuk do të pensionohet para Kupës së Botës, që do të nis pas më pak se dy muaj.

Këtë edicion, minutazha e tij ka qenë e limituar dhe Marcus Rashford raportohet se do të luajë si titullar në derbin ndaj Manchester Cityt, që do të shtonte se Ronaldo të ishte prapë në stol.

37-vjeçari kërkoi largimin nga United në verë, por nuk arriti të gjejë skuadër që luan në Ligën e Kampionëve dhe dëshironte ta blinte, prandaj mbeti duke qëndruar me "Djajtë e Kuq".

Këtë edicion e ka pasur të vështirë të gjejë formën më të mirë dhe Cassano sugjeron se duhet t'i "varrë këpucët".

Lajme të ngjashme