Mediat portugeze kundër Cristiano Ronaldos, kërkojnë që ai të lihet rezervë në Kupën e Botës
Cristiano Ronaldo është kritikuar ashpër nga mediat portugeze, pas një tjetër paraqitjeje të dobët në fushë në Ligën e Kombeve. Disa prej tyre madje kanë bërë thirrje që ai të mos luajë më titullar për kombëtaren.
Duke u thirrur në formën e dobët të Ronaldos në sezonin 2021/22 dhe fillimin e keq të këtij sezoni, mediat portugeze këmbëngulin se 37-vjeçari nuk e meriton më vendin e titullarit.
There is absolutely zero explanation for Cristiano Ronaldo to still be a starter for Portugal in 2022. Not when there's Rafael Leão, Pedro Neto, João Félix and so many other talented players waiting in the wings. Another anonymous performance from him today.
— Zach Lowy (@ZachLowy) September 27, 2022
Në fillim të këtij muaji, sulmuesi i Manchester Unitedit tha se nuk e ka ndër mend të pensionohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe se synon të luajë edhe në Kampionatin Evropian 2024.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të kombëtareve me 117 gola dhe theksoi se ndihet i motivuar dhe se dëshiron t’i udhëzojë të rinjtë në ekipin kombëtar.
Çfarë i bëri gjërat më të tmerrshme për Ronaldon ishte disfata e Portugalisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve në shtëpi të martën. Ronaldo ishte ndër më të dobëtit në fushë në këtë ndeshje.

Sulmuesi veteran është kapiten i Portugalisë dhe po vazhdon të tregojë formë të dobët edhe me kombëtaren. Pesë herë fituesi i Topit të Artë po përballet me vështirësi edhe më të mëdha në Manchester United, për të cili e ka bërë vetëm një paraqitje si titullar këtë sezon.
Derisa e dhuroi një asist në fitoren 4:0 të Portugalisë kundër Republikës së Çekisë, Ronaldo dështoi të shënonte gol vetë.
Dhe tani mediat vendore kanë filluar ta kritikojnë Ronladon dhe të kërkojnë që ai ta humbë vendin e titullarit me Portugalinë.
A Bola, njëra prej gazetave më të mëdha sportive në Portugali, kërkon që Ronaldo të lihet rezervë nga trajneri i Kombëtares Fernando Santos.
“Më pak Ronaldo, më shumë Portugali”, shkroi A Bola në ballinën e vet kryesore.
Disa media të tjera shkruan se prania e Ronaldos po ndikon keq në paraqitjet e ekipit dhe veçanërisht të mesfushorit Bruno Fernandes.
