Harry Maguire i vendosur të luftojë për të ardhmen në Man United
Harry Maguire është i vendosur të luftojë për ta shpëtuar karrierën e vet në Manchester United, përkundër rritjes së dyshimeve se trajneri i ri Erik ten Hag nuk e sheh në planet e veta.
Kjo fitore, e cila ishte e para për Ten Hagun pas emërimit si trajner, i ka rritur edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e qendërmbrojtësit anglez, pasi Raphael Varane shkëlqeu në vend të tij.
Ndërkohë, raportohet se Chelsea është interesuar për Maguire në rast se dështon ta blejë Wesley Fofana nga Leicester City.

Por siç qëndrojnë gjërat, mbrojtësi anglez nuk është në shitje, dhe Maguire është i përkushtuar për ta rifituar vendin në formacionin startues të djajve të kuq.
Sipas mediave britanike, Maguire është i vetëdijshëm për atë se çfarë e pret dhe nuk është duke u fshehur.
Maguire e ka pranuar sfidën dhe dëshiron të punojë fort për ta rifituar vendin në skuadrën, po ashtu duke qenë se mund t’i rrezikohet jo vetëm e ardhmja në Old Trafford por edhe një vend në Kombëtaren e Anglisë në prag të Kupës së Botës 2022, e cila zhvillohet nga nëntori deri në dhjetor në Katar.
Por mbetet të shihet nëse vendimi e Ten Hag për ta lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Liverpoolit ishte thjesht një rast rotacioni apo shenjë e fortë se fillimit të një ndryshimi të madh që e prek Maguiren.
Rezultati, mënyra se si luajti skuadra dhe më e rëndësishmja përshtatja e dyshes së mbrojtës, Raphael Varane – Lisandro Martinez, duhet ta shqetësojnë Maguiren gjithsesi.
Sipas DailyMail, Ten Hag i ka thënë Maguires që llogarit në të për këtë sezon.

