Ten Hag e paralajmëron Harry Maguiren: Luaj mirë nëse do që kritikat të zbuten - NACIONALE

Ten Hag e paralajmëron Harry Maguiren: Luaj mirë nëse do që kritikat të zbuten

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, beson se Harry Maguire mund t’i zbusë kritikat negative me të cilat po përballet shpesh, nëse luan shumë mirë vazhdimisht.

Kapiteni i Unitedit Maguire u fishkëllye në fillim të fitores kundër Crystal Palace në një ndeshje miqësore në Melbourne këtë javë dhe nga tifozët anglezë gjatë triumfit kundër Bregut të Fildishtë në mars.

Trajneri i ri i Unitedit u pyet për këto dy incidente të premten në një konferencë për media.

“E dëgjuam për Maguire, por e shihni, nëse luani mirë, zbuten [kritikat]”, tha Ten Hag për fishkëllimat ndaj Maguire gjatë fitores së Palace.

“Mendoj se ai, ekipi, mahnitën për mënyrën se si luajtëm. Nuk mendoj se poenta këtu është të merret vesh nëse unë e kuptoj këtë. Poenta është si mund ta ndryshojmë këtë. Pra ndryshohet duke luajtur mirë, ekipi dhe vetë Harry. Në këtë drejtim edhe jemi duke punuar”, shpjegoi ai.

Unitedi i ka mposhtur Liverpoolin 4:0, Melbourne Victory 4:1 dhe Palace 3:1 në udhëtimin dyjavor në Bangkok dhe Australi, i cili do të përfundojë të shtunën me miqësoren kundër Aston Villës.

Anthony Martial dhe Marcus Rashford kanë qenë titullarë në dy prej këtyre miqësoreve, duke i shënuar shtatë prej 11 golave të Unitedit së bashku.

But Ten Hag tha se është jetësore blerja e edhe një sulmuesi tjetër për shkak të mungesës së opsioneve në skuadër, duke qenë se i papërvoji Anthony Elanga është sulmuesi tjetër i vetëm në skuadër.

“Është jetësore nëse dëshiron të kesh sukses – sezoni është shumë i gjatë. Por ne ende kemi kohë për ta arritur këtë [në afatin kalimtar të verës]”, nënvizoi ai.

I pyetur nëse është i shqetësuar për mungesën e Cristiano Ronaldos në skuadër dhe nëse e di se kur do të rikthehet në ekip ai, Ten Hag tha: “Jo, është njëjtë sikur javën e kaluar. Natyrisht (Unitedi dëshiron që Ronaldo të rikthehet), fjala shqetësim nuk është mbase fjala e duhur”.

Lajme të ngjashme