Ambasada e ShBA-së paralajmëron për protestën në Prishtinë: Shmangni sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth - NACIONALE

Ambasada e ShBA-së paralajmëron për protestën në Prishtinë: Shmangni sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një njoftim sigurie lidhur me protestat e paralajmëruara për sot në ora 12:00.

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se tubimet mund të shkaktojnë grumbullim të madh të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në komunikacion në zonat përreth.

“Disa organizata kanë paralajmëruar demonstrata të mëdha për ditën e premte, 18 shtator, në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje të rënda të trafikut në zonat përreth. Ju lutemi shmangni sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme