Guardiola: Liverpooli gjithmonë ka qenë kundërshtari ynë më i fortë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në konferencë për media sot para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon kundër Liverpoolit të dielën. Ai ka thënë se pavarësisht formës që po kalojnë të kuqtë momentalisht, ata kanë qenë kundërshtari më i fortë për qytetarët.
“Liverpool gjithmonë ka qenë kundërshtari ynë më i madh dhe do të jetë edhe tani. Duke qenë në pozicionin që jemi, me Kupën e Botës, gjithçka mund të ndodhë. Liverpool ka një ekip të mirë."

Trajneri spanjoll thotë se gjithmonë është e vështirë të shkosh në Liverpool dhe se i pret një ndeshje e vështirë.
“Gjithmonë është e vështirë të shkosh në Liverpool. Një lojë e vështirë, mos prisni asgjë tjetër të veçantë. Është e rëndësishme që ne u kualifikuam për 16-shen më të mirë në Ligën e Kampionëve për dhjetë vjet radhazi. Ndeshja e Liverpoolit do të diktohet nga ajo që është në fushë, jo nga fakti nëse ne jemi përpara atyre dhe ata janë shumë prapa. Asgjë nuk ndryshon për Liverpoolin për faktin se ku gjenden në tabelë.”
Guardiola: Liverpooli ka cilësi, asgjë nuk ndryshon në mendjen time

“Kisha ndjenjën se në Anfield luajtëm shumë mirë. Në rrethana të ndryshme, por duhet gjithmonë të jesh në nivel të lartë. Në Anfield, duke fituar apo humbur, ne jemi sjellë me një personalitet të jashtëzakonshëm.
“Është një lojë futbolli, Liverpooli është i rëndësishëm për shkak të cilësisë që ka.
“Liverpooli po shkonte për një arritje prestigjioze prej katër titujsh. Por për dy detaje të vogla nuk arritën atë që asnjë ekip anglez nuk e ka bërë më parë.
"Unë i kushtoj zero vëmendje që ata janë në një moment të mirë ose të keq. Ata e dinë se vitet e fundit, ne kemi luftuar për shumicën e garave dhe titujve dhe ata kanë qenë shumë afër. Dhe ne ishim pak më mirë, veçanërisht në Premierligë, por asgjë nuk e ndryshon atë që ndiej për Liverpoolin”.
Guardiola për Salah

“Këta lloj lojtarësh shënojnë gjithmonë gola në karrierën e tyre. Ndonjëherë ata kanë pak vështirësi, por cilësia është atje.
"Ata marrin shanse, i konvertojnë ato. Ne luajtëm shumë herë kundër Liverpoolit. Vetëm sepse Salah nuk po shënon gola tani nuk do të thotë se ai nuk do të shënojë."
A do të ndryshojë Guardiola diçka për ndeshjen me Liverpool

"Absolutisht jo. Duhet t'i kushtoni vëmendje formës së tyre, por koncepti është i ngjashëm. Ata përdorin më shumë sulmues sesa lojtarë të mesfushës. Duhet të përshtateni, varet se si do të lëvizë kundërshtari”.
Ai foli për mungesat në këtë ndeshje, ku tha se Stones sërish nuk do të jetë për këtë ndeshje e gjithashtu as Kyle.
“John Stones do të kthehet, nuk e di, ndoshta për një javë apo dhjetë ditë. Kalvin po bën shumë mirë, por Kyle është jashtë. "Ne kemi shumë ndeshje që kemi luajtur. Nuk mund të harrojmë se Erling sezonin e kaluar nuk mundi të luante këtë sasi ndeshjesh radhazi. Ai dhe Bernardo ishin të lodhur, tani ata janë mirë për të dielën."
Çfarë do të bëjë Man City gjatë Kupës së Botës?
“Ndoshta për 10 ditë apo dy javë do të pushojmë dhe të jemi me familjet e pastaj do të kthehemi. Pastaj dy javë për të rindezur ritmin tonë pas Kupës së Botës. Erling do të preferonte të shkonte me Norvegjinë në Kampionat Botëror, por fatkeqësisht nuk mundet. Por pas dy viteve është Kampionati Evropian. Tani ai mund të fokusohet në skuadër.”

Për fund, Guardiola foli për kontratën e tij.
“Ju e dini, nuk mendoj asnjë sekondë për atë. Kemi dy apo tri javë deri në Kupën e Botës dhe është kohë e rëndësishme. Pas kësaj kemi kohë për të biseduar për gjëra të tilla.”


