Guardiola: Jam shumë i mërzitur me Haaland sepse nuk shënoi tre gola - NACIONALE

Guardiola: Jam shumë i mërzitur me Haaland sepse nuk shënoi tre gola

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi më i frikshëm për momentin, Erling Haaland, shënoi një gol në fitoren e Manchester Cityt 4:0 ndaj Southamptonit, por Pep Guardiola ka bërë shaka duke thënë se është shumë i mërzitur me norvegjezin që nuk shënoi tre gola.

22-vjeçari i Manchester Cityt ka shënuar në secilën nga 10 paraqitjet e tij të fundit për klubin, duke përfshirë shtatë të fundit në Premierligë.

Haaland kishte shënuar gjithashtu një hat-trick në secilën nga tre paraqitjet e tij të fundit në elitën e futbollit anglez në Etihad Stadium dhe mund të kishte shtuar një tjetër shumë lehtë, duke konkretizuar një goditje në pjesën e brendshme të shtyllës dhe duke mos arritur të kontaktojë me një harkim të Kevin De Bruyne nga afërsia, dje gjatë ndeshjes ndaj Southamptonit.

Erling Haaland: Man City boss Pep Guardiola insists there is no release clause in Norwegian striker's contract | Football News | Sky Sports

"Jam shumë i mërzitur me të - ai nuk shënoi tre gola. Kjo është arsyeja pse ka një peticion për ta shkarkuar nga Premierliga!", Guardiola bëri shaka në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes. "Pritjet këtu janë aq të larta sa njerëzit presin që ai do të shënojë çdo ndeshje tre ose katër gola. Por në fund ai ishte aty për ta shënuar. Ai na ndihmoi përsëri, duke mbajtur topin dhe duke luftuar dhe mendoj se Erling luajti shumë mirë sot."

Trajneri i Southampton, Ralph Hassenhuttl pranoi se prania e Haaland ndikoi në mënyrën se si ai ngriti ekipin e tij në mbrojtje me dy qendërmbrojtës të udhëzuar për ta ndaluar atë, por norvegjezi ende arriti të gjente hapësirë ​​dhe goditja e tij në minutën e 65-të ishte gati si gjithmonë, zakonisht e pandalshme.

Përfaqësuesi i Norvegjisë tani ka thyer edhe një tjetër rekord në Premierligë. Me golin e shënuar dje, ai tani është futbollisti që shënon më së shpejti 15 gola, të cilat i ka shënuar brenda nëntë ndeshjeve.

Haaland Man City

Haaland tani ka arritur në shifrën e 20 golave në fanellën e Manchester Cityt në 13 ndeshje në të gjitha garat.

City shkon drejt Kopenhagës në Ligën e Kampionëve, ku një fitore do të garantonte kualifikimin për në 1/16, përpara një udhëtimi vendimtar për t'u përballur me Liverpool të dielën e ardhshme.

Lajme të ngjashme