Guardiola: Jemi plotësisht të dashuruar në Haalandin
Pe Guardiola thotë se Erling Haaland është përshtatur shumë shpejt në skuadrën e Manchester City, pas het-trikut të tij prej heroi në fitoren me përmbysje 4:2 kundër Crystal Palace të shtunën.
Trajneri i kampionit të Anglisë tregoi se si të gjithë në Etihad janë të dashuruar pas sulmuesit të ri norvegjez.
Haaland i shënoi tri gola për 18 minuta për t’i ndihmuar Cityt ta kthejë rezultatin në të mirë të vetin, pasi Palace po fitonte 2:0 pas pjesës së parë.
Ky ishte het-triku i parë i 21-vjeçarit që prej kalimit të tij te City nga Borussia Dortmundi në verë në një marrëveshje prej rreth 60 milionë eurove.
Duke folur një ditë pas ndeshjes, Guardiola tha: “E rëndësishme është se ai është djalosh i dashur, me këmbë në tokë.”
“Ne jemi plotësisht të dashuruar në të. Nuk ka të bëjë vetëm me golat që i shënon, por me mënyrën se sa i lumtur është ai”, shtoi trajneri spanjoll.

Ai shtoi: “E shoh sjelljen e tij dhe gjuhën trupore. Gjithmonë i kushtoj vëmendje gjuhës trupore të lojtarëve dhe ai është gjithmonë në pozitën e duhur”.
Haalandi është duke i prirë listës së golashënuesve më të mirë në Premierligë tashmë me gjashtë gola në katër ndeshjet e para, ndërsa skuadra e tij City ngel i dyti në tabelë më dy pikë më pak se lideri Arsenal.
Ai është vetëm lojtari i katërt pas Diego Costas, legjendës së City Sergio Aguero dhe Mick Quinn që i shënon gjashtë gola në katër paraqitjet e para në Premierligë.
Haaland do të shpresojë ta shtojë numrin e golave më 31 gusht, kur City e pret Nottingham Forestin në Etihad Stadium.


