Guardiola i pakënaqur: Do të çmendem dhe të luaj me 9 sulmues në ndeshjen e kthimit kundër Leipzig - NACIONALE

Guardiola i pakënaqur: Do të çmendem dhe të luaj me 9 sulmues në ndeshjen e kthimit kundër Leipzig

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i grumbulloi lojtarët e vet në fushë pas përfundimit të përballjes së barabartë 1:1 me RB Leipzigun në Ligën e Kampionëve, sepse, siç tha ai, nuk ishte i kënaqur kur i pa ata kokulur pas fishkëllimës së fundit.

City u ndal me barazim 1:1 në Red Bull Arena të mërkurën në ndeshjen e parë të një të tetës së finales, pasi Josko Gvardiol shënoi gol me kokë në për ta barazuar rezultatin, pasi Riyad Mahrez i kishte kaluar në epërsi vizitorët në pjesën e parë.

Skuadra e Guardiolës e kishte ndeshjen nën kontroll të plotë gjatë 45 minutave të parë, por u mbizotërua nga Lepizg në pjesën e dytë pas golit të pranuar.

Guardiola tha se i duhej t’ua kujtonte lojtarëve se ishte i kënaqur me rezultatin.

Ata rrinin kokulur. I pyeta ‘pse jeni kokulur, mbajeni kokën lart, mënyra se si luajtët ishte shumë e mirë’. Nëse njerëzve nuk u pëlqen, nuk ka rëndësi”, tregoi Guardiola.

Ai madje bëri shaka duke folur për ndeshjen e kthimit: “Mbase në ndeshjen e kthimit do të çmendem dhe të luaj me 9 sulmues”.

Ndeshja ishte shumë e mirë. Ne luajtëm ashtu siç duhet të luajmë. Në përgjithësi, ne nuk e kemi ekipin që garon në tranzicion, sepse ata janë më të shpejtë. Ne nuk kemi lojtarë të shpejtë. Pjesën e parë e kontrolluam. E kemi një ndeshje në Mançester dhe do ta shohim kush fiton”, shtoi ai.

Edhe pse nuk ishte ekipi më i mirë në fushë pas pjesës së parë, City ka mundur ta kishte një mundësi për të fituar në fund, kur kërkoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Benjamin Henrichs pas një goditjeje me kokë nga Rodri në kohën shtesë.

Por gjyqtari holandez Serdar Gozubuyuk nuk dha penallti. Guardiola tha pas ndeshjes së incidenti ishte shikuar në VAR.

Nuk i pashë pamjet. I pashë lojtarët e mi (duke kërkuar penallti) por jo edhe rastin. U rishikua nga VAR. Gjyqtari vendosi që nuk ishte”.

City e pret Leipzigun për ndeshjen e kthimit në Stadiumin Etihad më 14 mars, me mundësi për t’u kualifikuar në çerekfinale për vitin e gjashtë më radhë.

Por para asaj ndeshje, City do ta ketë një orar tejet të ngjeshur me përballje ndaj Bournemouth, Bristol City, Newcastle dhe Crystal Palace. Tri prej këtyre ndeshjeve do t’i luajë në udhëtim.

E kisha një ndjesi se ndeshja do të vendosej në takimin e kthimit. Leipzigu është ekip i mirë, e mposhti Real Madridin këtu (në ndeshjen e grupit). Kam shumë respekt për ta”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme