Guardiola: Haaland po shkon në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Guardiola: Haaland po shkon në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Erling Haaland po e arrin nivelin e yjeve Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo, sipas trajnerit të Manchester Cityt Pep Guardiola.

Norvegjezi zhvilloi paraqitjen e 100-të për “Qytetarët”, me të cilët realizoi golin e 91-të në fitoren 2:0 ndaj Chelseas të dielën.

Guardiola beson se rekordi i 24-vjeçarit tani mund të krahasohet me dyshen Messi e Ronaldo.

“Ai ka numrat që i kanë arritur Messi dhe Ronaldo, të cilët e kontrolluan dekadën e fundit, 15 vitet, absolutisht gjithçka. Në aspektin e numrave, është në atë nivel”.

Pavarësisht lëvdatave të trjanerit, statistikat nuk thonë se Haaland është ende afër Messit ose Ronaldos.

Haaland ka menaxhuar një gol çdo 88 minuta që kur iu bashkua Cityt. Sidoqoftë, rekordi më i mirë i Messit është në sezonin 2012/13, ku menaxhoi një gol çdo 67 minuta në të gjitha garat për katalunasit.

Ndërkohë, për Ronaldon ishte sezoni më i mirë 2014/15, ku shënoi çdo 76 minuta.

Lajme të ngjashme