Guardiola: Haaland do të luajë titullar kundër Bayern, përveç nëse bie nga shtrati për t'u lënduar - NACIONALE

Guardiola: Haaland do të luajë titullar kundër Bayern, përveç nëse bie nga shtrati për t'u lënduar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola ka siguruar mediet se Erling Haaland do të jetë titullar në sfidën miqësore që skuadra e tij do ta luajë kundër Bayern.

Manchester City po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Që pas largimit të Kun Agueros, skuadra kampione e Premierligës nuk gjeti më një "9"-sh, i cili do të mund të shënonte një mori golash.

Me afrimin e Haaland nga Dortmund për 60 milionë euro, Manchester City planifikon ta ketë zgjedhur një problem të tillë. Andaj, me të drejtë llogaritet si favoriti kryesor për ta fituar sërish titullin, ndërkaq sulmuesit norvegjez do t'i bie barra e përgjegjësisë për repartin sulmues.

Guardiola e konfirmon debutimin e Haalandin si titullar kundër Bayern

Një ndeshje miqësore e luksit do të luhet nesër (24 korrik, ora 1:00). Manchester City dhe Bayern do të ndeshen njëra ndaj tjetrës, për t'i matur forcat dy javë para fillimit të kampionateve respektive.

Në qendër të vëmendjes nga shtypi anglez kur flitet për Manchester Cityn është gjithmonë Haaland, meqë është edhe blerja më e bujshme që ka bërë deri më tani skuadra kampione angleze.

"Përveç nëse në stërvitje do të ndodhë diçka apo nëse sonte nuk ndihet mirë, ose nëse do të bie nga shtrati dhe lëndon kyçin e këmbës - përndryshe ai (Haaland) do të luajë", tha Guardiola ironikisht sipas asaj që raporton AS.

Titullar për herë të parë me Manchester Cityn

Pikërisht përballja kundër Bayern do të jetë edhe paraqitja e parë e Haaland me Manchester Cityn. Pritshmëritë janë tejet të mëdha, duke marrë parasysh ecurinë fantastike që ka treguar te Dortmund.

Para dy ditësh, Guardiola vendosi që të mos e inkuadronte në lojë, kur Manchester City luajti miqësoren kundër Club Americas, të cilën e fitoi me rezultat 2:1.

Trajneri katalonas njihet si njeri gjakftohtë, i cili nuk preferon që t'u japë menjëherë hapësirë futbollistëve të ardhur rishtazi. Një qasje të tillë po e ndërmerr edhe ndaj Haaland.

Për Guardiolën gjendja fizike e sulmuesit 22-vjeç duhet të jetë optimale për javën e ardhshme, kur do të luhet ndeshja e parë me rëndësi për sezonin e ri. Në stadiumin e Leicester, dy rivalët e përbetuar gjatë viteve të fundit në Premierligë, Liverpool dhe Manchester City, do të ndeshen në finalen e Superkupës.

Hiç një sezon, atë 2020/2021, Manchester City gjithmonë ia ka dalë të triumfojë suksesshëm në garën për titull me Liverpool, duke fituar katër tituj që nga edicioni 2017/2018.

Lajme të ngjashme