Granit Xhaka “ngacmon” Italinë: Kurrë s’i kam parë të vuajnë ashtu siç vuajtën ndaj nesh - NACIONALE

Granit Xhaka “ngacmon” Italinë: Kurrë s’i kam parë të vuajnë ashtu siç vuajtën ndaj nesh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka thotë se kurrë s’e ka parë Italinë të vuajë në mënyrën si vuajtën ndaj Zvicrës, ndërsa beson se e fituan takimin edhe para se të niste loja.

Zvicra bëri një paraqitje fantastike ndaj Italisë në “Euro 2024”, duke i eliminuar në 1/8 e finales, me një fitore komode 2:0.

Vetëm disa ditë para triumfit, Xhaka tha: “E fituam lojën para se të hynim në fushë, ashtu siç bënë ata ndaj nesh para tre viteve”.

U ndjemë të mposhtur para tre viteve dhe dhimbja ishte prapë aty. Treguam shpirt skuadre të mira dhe kjo që arritëm ishte më shumë si qëllim i merituar. Është e vërtetë që në fazën e eliminimit, gjëja e vetme që ka rëndësi është kualifikimi, por secila fitore të jep besim”.

“Të fitosh një lojë në atë mënyrë të jep besim. Ishim më të mirë në aspektin e disiplinës, me dhe pa top”.

Xhaka pastaj vazhdoi në provokime: “Kurrë s’e kam parë Italinë të vuajë aq shumë sa vuajtën ndaj nesh. Jam krenar për atë që bashkëlojtarët treguan, të gjithë pjesëtarët përfshirë stafin”.

Çfarë arritëm ishte më shumë se e veçantë, jo vetëm rezultati por edhe paraqitja. Luajtëm në nivel shumë të mirë me qëndrimin e duhur në aspektin psiqik ndaj një kundërshtari prestigjioz”.

Përndryshe, kundërshtari i radhës i Zvicrës do të jetë Anglia.

Lajme të ngjashme