Grand Slami i Gjeorgjisë: Krasniqi në gjysmëfinale, Loxha përballet me serben Perisic - NACIONALE

Grand Slami i Gjeorgjisë: Krasniqi në gjysmëfinale, Loxha përballet me serben Perisic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit Tbilisi në Gjeorgji sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që Flaka Loxha do të përballet me xhudisten serbe Marica Perisic në rrethin e tretë.

Kampionia olimpike e Kosovës Krasniqi do të synojë një medalje tjetër të artë në kategorinë -52 kilogramë dhe është në pritje ta mësojë kundërshtaren e radhës për një vend në finale, raporton Nacionale.

Loxha synon çerekfinalen kundër Perisic në kategorinë -57 kilogramë pas pak.

Ndërkohë, Nora Gjakova do të përballet me mongolen Ichinkhorloo Munkhtsedev në rrethin e tretë në kategorinë -57 kilogramë po ashtu.

Erza Muminoviq pësoi disfatë në rrethin e dytë nga polakja Aleksandra Kaleta në kategorinë -52 kilogramë. Ajo e kishte fituar luftën e parë, dhe largohet nga gara me një fitore e një humbje.

Lajme të ngjashme