“Goli i Rrahmanit dridhi stadiumin”: Mediet italiane "çmendën" pas shënimit të kosovarit - NACIONALE

“Goli i Rrahmanit dridhi stadiumin”: Mediet italiane "çmendën" pas shënimit të kosovarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amir Rrahmani ishte protagonist i njërit prej golave të shumtë që shënoi Napoli sonte, duke shkatërruar Juventusin 5:1 në “Diego Armando Maradona”. Mediet italiane raportuan në superlativ për golin e kosovarit.

Përfaqësuesi kosovar vinte prej një ndeshje të cilën e kishte nisur në stol. Po flasim për atë kundër Sampdorias, që u zhvillua në fundjavën që lëmë pas.

Megjithatë, rikthimin si starutes e bëri në formën më impozante të mundshme. Spalletti ia besoi të qenët në formacionin bazë dhe ai e shpagoi tërësisht një besim të tillë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës me golin që shënoi në minutën e 55-të bëri që ndeshja të merrte kahje tjetër, duke ia ofruar Napolit një qetësi më të madhe, e cila ishte vënë në pikëpyetje në minutën e 42-të pas ngushtimit të epërsisë nga Di Maria.

Pikërisht ky gol bëri që mediet italiane të shkruanin në superlativ për mënyrën se si e koordinoi atë goditje.

Mediumi më i madh në Napoli, “TuttoNapoli”, shkruan, si vijon: “Goditja e Rrahmanit ishte perfektë, saqë bëri që të dridhej stadiumi.”

Pra, Rrahmani, i cili edhe ashtu vjen nga një periudhë jo e lehtë, pasi ishte lënduar në kofshë gjatë ndeshjes kundër Cremonese në gjysmën e muajit tetor e më pas qëndroi jashtë fushës për tre muaj – tani sheh vetën duke iu afruar ndjeshëm ëndrrës së madhe: titullit kampion.

Napoli me fitoren që arriti sot thelloi epërsinë kundër ndjekësve, ndaj Juventusit, respektivisht Milanit. Tani dallimi me këto skuadra në tabelë është prej 10 pikëve, anipse në rastin e “Kuqezinjve” të Piolit kanë akoma për ta zhvilluar ndeshjen e kësaj jave. Ndeshje kjo që do ta luajn në Puglia, gjegjësisht kundër Lecces në udhëtim, nesër me fillim në ora 18:00.

Lajme të ngjashme