Pamje: Rrahmani shkatërron Juventusin me një "bombë" - NACIONALE

Pamje: Rrahmani shkatërron Juventusin me një "bombë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amir Rrahamani ka shënuar gol të bukur kundër Juventusit, i cili përkon të jetë edhe i pari i tij në sezonin e sivjetëm 2022/2023 me Napolin.

Kapiteni i kombëtares kosovare u rikthye të luajë titullar, pasi u la në stol në ndeshjen e fundit kundër Sampdorias, të cilën skuadra e Spallettit e fitoi në udhëtim me rezultat 0:2.

Një rikthim që erdhi pikërisht në ndeshjen që në një formë edhe përcakton në masë të madhe të gjithë ecurinë e kampionatit: kundër rivalit direkt për titull, Juventusit.

Dhe, ky rikthim si startues përkoi të ishte në formën më të dëshiruar. Ai në minutën e 55-të Napoli gjeti golin e tretë në ndeshje. Ishte pikërisht Rrahmani ai që me një predhë të vërtetë shkundi portën juventine, duke shënuar kështu golin e tij të parë në sezon.

Goli i tij i parë në sezon në një ndeshje të veçantë çfarë është ajo kundër Juventusit. Me këtë gol ai i dha qetësi të madhe skuadrës, pasi e riktheu kapitalin prej dy golave në favor të ekipit të tij.

Mbrojtësi 28-vjeçar u veçua me paraqitje të mirë edhe gjatë pjesës së parë. Rrahmani vuajti për tre muaj nga një lëndim në kofshë. Lëndim ky që komprometoi disi edhe sezonin e tij, duke i humbur kështu një mori ndeshjesh si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme