"Goal" shkruan për Dijon Kamerin: Talenti i ardhshëm që po krahasohet me Bruno Fernandesin
18-vjeçari Dijon Kameri është duke vazhduar shkëlqimin në Austri te RB Salzburg dhe tani mediumi i njohur "Goal" ka shkruar për të duke i lidhur krahasimet me yllin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka fituar vendin në ekipin e parë të Salzburgut dhe është duke shkëlqyer me paraqitje të bukura te skuadra austriake.
Si nisi gjithçka?
I rritur në Austri nga prindër shqiptar, talenti i Kamerit u pa në turneut e shkollave në moshën shtatëvjeçare.
Skoutët e Salzburgut e panë kualitetin e tij dhe arritën ta bindin t'i bashkohet akademisë së klubit në vitin 2012.
Kameri që kishte interesim të madh nga klubet evropiane gjatë viteve të fundit, debutoi me moshat U18 si 16-vjeçar në fillimin e sezonit 2020/21.
Ai pastaj ishte edhe kapiten i Austrisë U17, duke edhe fituar çmimin si talenti më i mirë i asaj gjenerate.
Si është duke shkuar?
Kameri nuk është që priti shumë për të bërë debutimin në ekipin e parë dhe siguroi se duhet të kujtohet duke shënuar dhe asistuar brenda 24 minutave në paraqitjen ndaj Austria Lustenau me 17 gusht.
Vetëm disa ditë më vonë, realizoi një eurogol në Kupën e Austrisë dhe fitoi besimin e trajnerit Matthias Jaissle.
Ky besim u shpërblye kur Kameri nisi në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke u bërë futbollisti i dytë më i ri "austriak" pas David Alaba.
Ai gjithashtu zhvilloi minuta në barazimin ndaj Chelseas, por tani është duke u shëruar nga një lëndim në krahë.
Kosova apo Austria?
E nëse mbërrijmë në këtë pikë, Kameri në një deklaratë së fundmi la të hapur mundësitë që të pranojë të luajë për të dy kombëtaret.
Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick ka paralajmëruar që Kameri mund të ftohet në ekipin e parë.
"Kameri është duke luajtur vërtet mirë. Nuk do të befasohesha nëse do të ishte titullar absolut te Salzburg edicionin tjetër. Nëse ia del, do të ishte vërtet interesante për kombëtaren", deklaroi ai në shtator.
Sidoqoftë, edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) thonë se negociatat janë shumë pozitive.
“Po ka mundësi që ai (Dijon Kameri) të vijë te Kosova. Kontakte me lojtarin kemi pasur më herët, por vazhdojmë të kemi. Bisedimet e fundit kanë qenë shumë pozitive. Është mirë që lojtari po lavdërohet tani, luan edhe në Ligën e Kampionëve. Zgjedhja e fundit do t’i takojë atij”, kishte deklaruar drejtori Muharremi Sahiti për Nacionalen një muaj më parë.
Bruno Fernandes i ardhshëm?
Edhe pse ende nuk ka krahasime të shumta, mënyra si luan Fernandes është ajo që Kameri është duke bërë me bashkëlojtarët.
Të dyja të përshtatshme për skuadrat që kryesisht kundërsulmojnë, por gjithashtu mund të futen në skuadrat e bazuara në zotërimin e topit, Kameri ka padyshim mjetet e papërpunuara për të arritur dhe kaluar Fernandes ndërsa zhvillohet karriera e tij.
Aftësia shtypëse e Kamerit, së bashku me aftësitë e tij në top, të sjell në mendje edhe Mason Mount, dhe duke pasur parasysh edukimin e tij në Red Bull, adoleshenti austriak ka të ngjarë të jetë po aq i hapur për stërvitje sa ylli i Chelseat dhe Anglisë.
