Gjyqtari i Serie A-së pezullohet për sezonin 2023/24 pas përplasjes me Mourinhon - NACIONALE

Gjyqtari i Serie A-së pezullohet për sezonin 2023/24 pas përplasjes me Mourinhon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari i Serie A-së, Marco Serra, i cili ishte në qendër të një përplasje me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, gjatë sezonit që lamë pas, është pezulluar për sezonin e ri 2023/24 siç thuhet për ‘arsye të justifikuara teknike’.

Sky Italia raporton se emri i Marco Serras nuk do të figurojë në listën e gjyqtarëve të miratuar për sezonin e ardhshëm dhe se përjashtimi i tij është për "arsye të justifikuara teknike", por ka marrë parasysh edhe mosmarrëveshjen e Serrës me Mourinhon dhe qëndrimin e tij të mëvonshëm.

Mourinho dhe zyrtari u përplasën gjatë udhëtimit të Romës në Cremonese në shkurt. Trajneri portugez u tërbua që skuadrës së tij nuk iu dha një goditje dënimi dhe e fokusoi zemërimin e tij te Serra, i cili ishte në detyrë si gjyqtari i katërt. Serra thuhet se ishte kundërpërgjigjur me disa fjalë të tija të zgjedhura, duke i thënë Mourinhos "Merruni me detyrat tuaja, dreqin" dhe "Ulu, të gjithë po të shohin ty fajtor".

Fourth official Serra reveals what he said in altercation with Mourinho during Cremonese-Roma - Football Italia

Është një fitore e rrallë për ‘Special One’, veprimet e të cilit në bankinë sezonin e kaluar bënë që ai të vuajë dënimet si në ligën italiane ashtu dhe evropiane pas tre kartonëve të kuq në Serie A dhe fyerjes që ia bëri Anthony Taylorit në finalen e Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme