"Gjashtë herë më i lumtur" - Klopp reflekton në fillimin e tmerrshëm të vitit, me Liverpoolin që mund ta përfundojë vitin në krye të Premierligës
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se është gjashtë herë më i lumtur, duke reflektuar se si skuadra e tij pati një fillim të tmerrshëm të vitit 2023, teksa tani gjenden në vendin e parë në elitën angleze.
Të kuqtë ishin në pozitën e gjashtë në vitin 2023 pas humbjes nga Brentford dhe nuk kishin fituar asnjë ndeshje deri më 13 shkurt. Ata gjithashtu u mposhtën dy herë ndaj Brighton dhe madje u dorëzuan pas një humbjeje 3:0 nga Wolves. Megjithatë, Klopp ka mbikëqyrur një kthesë të jashtëzakonshme, me Liverpoolin duke u bërë lider i Premierligës dhe është në rrugën e duhur për të përfunduar 2023 në vendin e parë nëse Arsenali nuk fiton në Fulham të dielën.
Duke folur për gazetarët, Klopp tha: "Unë jam gjashtë herë më i lumtur (se në këtë kohë të vitit të kaluar. Ishte një kohë e tmerrshme. Ne ishim të gjashtët dhe më pas ndoshta në vend të shtatë apo tetë. Ndihem më mirë tani. Ky ekip këtë sezon është në mes të diçka dhe ne thjesht përpiqemi të bëjmë më të mirën prej saj."

Liverpool e Klopp mund të përballen me një kohë të vështirë, pasi lojtari më i mirë i skuadrës, Mohamed Salah, do të largohet pas ndeshjes me Newcastlen për të luajtur me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës AFCON. Por lajmi i mirë është se në fushë pritet të kthehet mesfushori Alexis Mac Allister që u lëndua në fillim të dhjetorit, ndërsa kthesë e madhe është edhe Diogo Jota, që luajti rol kyç në përballjen e fundit.
Salah potencialisht mund të humbasë gjithsej tetë ndeshje duke përfshirë një ndeshje të raundit të tretë të FA Kupës kundër Arsenalit në Emirates.