Giroud tregon se pse nuk u transferua te Interit dhe kush bëri që ai të ‘dashurohet’ te Milani - NACIONALE

Giroud tregon se pse nuk u transferua te Interit dhe kush bëri që ai të ‘dashurohet’ te Milani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi francez i Milanit, Olivier Giroud, ka treguar se legjenda e kuqezinjve, Andriy Shevchenko e ka bërë atë të ‘dashurohet’ te Milani dhe insistoi duke thënë se zoti deshi që ai ta zgjedh Milanin para rivalit të qytetit, Interin.

Sulmuesi francez foli për UEFA.com përpara gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve të Milanit kundër Interit, me ndeshjen e parë që zhvillohet këtë të mërkurë në mbrëmje.

Olivier Giroud, AC Milan's MVP of the month: September 2022 | AC Milan

“Qëllimi është të shfrytëzoj sa më shumë kohën time në fushë. Dhe me stilin tim të shëndetshëm të jetesës, faktin që lëndohem rrallë, jam ende në fushë dhe ndihem mirë fizikisht, pse të mos vazhdoj? E dua futbollin dhe e di sa shumë do të më mungojë kur të pensionohem”, tha fillimisht ai, kur u pyet për fundin e karrierës së tij.

Giroud, 36 vjeç, ka shënuar 13 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Arsenalit ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës në San Siro deri në qershor të vitit 2024.

Kuqezinjtë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2007, kur ata ngritën trofeun nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Giroud shënoi një gol vendimtar për Milanin në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Napolit muajin e kaluar pasi humbi një penallti.

Serie A result - Olivier Giroud glory as second-half goal gives AC Milan vital victory over Napoli - Eurosport

“E dija se duhej të qëndroja i përqendruar, sepse isha i sigurt se do të kisha një tjetër shans të madh – si kundër Anglisë në Kupën e Botës, kur shënova shpejt pasi një mundësi më herët u shpërdorua”, tregoi ai.

Reprezentuesi francez tregoi se kjo ndeshje ka vlerë shumë të madhe, duke pasur parasysh që është një derbi i qytetit e që gjithashtu zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“San Siro është një vend i veçantë, veçanërisht kur është një derbi kundër Interit. Pastaj mund të shtoni prestigjin e Ligës së Kampionëve dhe faktin që është e garantuar se do të jetë një ekip i Milanos në finale. Në Serie A, unë kam shënuar tre gola në tre takime me Interin dhe [kam] një ose dy asistime gjithashtu, kështu që statistikat janë të mira. Por më kujtohet edhe humbja [3-0] e Superkupës, ku ata dominuan vërtet. Më ka ngecur vërtet në kokë. Ne duhet të jemi në maksimumin tonë.”

Watch Olivier Giroud score twice in three minutes including stunning Cruyff-turn finish as AC Milan beat Inter 2-1 | The US Sun

Giroud ishte në bisedime me zikaltrit në vitin 2020, por mbeti te Chelsea, duke fituar Ligën e Kampionëve një vit më vonë, dhe më pas iu bashkua kuqezinjve në verën e 2021.

“Unë mund të isha larguar më parë dhe të firmosja për Interin në afatin kalimtar të dimrit 2020. Në vend të kësaj, zoti donte që unë të zgjidhja këtë rrugë, të Milanit. Unë jam shumë i lumtur. Nëse do të më thoshit se në vitin e parë, ne do të fitonim titullin kampion pas një pritjeje dhjetëvjeçare, dhe në vitin e dytë do të ktheheshim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një mungese 16-vjeçare; mirë, do të dukej joreale.

Huge fan' Olivier Giroud receives shirt signed by idol Andriy Shevchenko - Football | Tribuna.com

“E ndoqa Milanin kur isha adoleshent në fund të viteve '90. Një lojtar, në veçanti, më bëri ta dua Milanin: Andriy Shevchenko. Përpiqesha ta imitoja në stërvitje – madje edhe mënyrën se si vraponte, elegancën e tij. Ai ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj, shumë i kompletuar; ai mund të shënonte me këmbën e tij të djathtë, këmbën e majtë, kokë dhe ishte mjaft i shpejtë.”

Në përgjithësi, Giroud ka shënuar 27 gola në 79 paraqitje me kuqezinjtë, duke fituar titullin e Serie A në sezonin 2021-2022.

Lajme të ngjashme