Interi ngadhënjen në Superkupën e Italisë, deklason Milanin në finale - NACIONALE

Interi ngadhënjen në Superkupën e Italisë, deklason Milanin në finale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Interi ka fituar trofeun e parë sezonal, pasi në finalen e Superkupës së Italisë mposhti 3:0 Milanin. “Zikaltrit” kështu ia kanë thelluar krizën e rezultateve rivalit të tyre lokal, ndërsa vetën e kanë futur në një seri të mirë rezultatesh.

Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi doli fitimtare në finalen e sontme të Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Arabinë Saudite. Gjithçka shkoi në të mirë të “zikaltërve”, që fatin rezultatin e ndeshjes e zhbllokuan shumë shpejt.

Zhvillohej minuta e 10-të, kur pas një aksioni vërtet të mirëndërtuar, me Barella që asistoi për mrekulli në zonë, ishte Dimarco ai që dërgoi topin në rrjetë nga afërsia për 1:0.

Vetëm njëmbëdhjetë minuta më vonë skuadra e Interit ia doli që ta dyfishojë epërsi. Një gjë e tillë u mundësua falë një lëvizje impozante të Dzekos, që u lirua mjaft mirë nga mbulimi, duke koordinuar kështu një goditje të saktë dhe të fuqishme, e cila përfundoi në brendi të kuadratit të portës.

Milani nisi që ta qarkullonte topin, por ishte më shumë posedim steril, pa ndonjë aksion të mirëfillët, që do të mund të kishte një përfundim të suksesshëm për formacionin e Stefano Piolit.

Kështu filloi edhe pjesa e dytë, me Milanin që po përpiqej të dilte në stilin e vet të lojës. Përpjekje këto që rezultuan të kota, pasi Interi e ruajti mjaft mirë kapitalin prej dy golave.

Madje, në minutën e 77-të përfaqësuesi argjentinas, Lautaro Martinez, thelloi akoma më shumë epërsinë. Ai u lirua në mënyrë mjeshtërore nga Tomori, duke lënë pastaj të shtangur Tatarusanun, me një goditje të saktë me të jashtmen e këmbës së tij të djathtë.

Me këtë epërsi mbaroi edhe kjo ndeshje. Interi iu gëzua trofeu të vet të parë në këtë sezon, ndërsa Milani tani e tutje duhet t’i bëjë llogaritëp me një mini seri të keqe rezultatesh në të cilën është futur.

Pas këtij triumfi, Interi ka barazuar Milanin me titujt e fituar në Superkupën e Italisë. Ky është trofeu i shtatë që fiton Interi, po aq sa ka edhe Milani. Skuadra më e trofeshme në këtë garë është Juventusi me nëntë trofe të fituar. Pasojnë Lazio me pesë trofe, Roma dhe Napoli me nga dy sosh, e kështu me radhë.

Përmbledhja e ndeshjes Milan - Inter:

Lajme të ngjashme