Barcelona i ofron Interit shkëmbimin Kessie – Brozovic - NACIONALE

Barcelona i ofron Interit shkëmbimin Kessie – Brozovic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona i ka ofruar nënkampionit të Serie A-së, Interit, shkëmbimin e ish-mesfushorit të Milanit, Franck Kessie për kroatin Marcelo Brozovic, pas një fillimi jo shumë të mirë të mesfushorit me katalunasit.

Gjigantët spanjoll janë gati të ndahen me ish-mesfushorin e kuqezinjve që u bashkua me ta në verë. Në këmbim, Barça dëshiron mesfushorin e Interit, Brozovic, sipas Gianluca Dimarzio, me një propozim zyrtar të paraqitur.

Që kur ai u transferua në Spanjë, Kessie ka mbetur kryesisht në stol duke mos qenë favorit për Xavin dhe është paraqitur në vetëm 16 ndeshje për klubin deri më tani. Brozovic, nga ana tjetër, aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim që e mori gjatë kohës që luante me Kroacinë në Kupën e Botës, ndonëse ka qenë pjesë jetike e ekipit të parë të Interit për disa kohë dhe llogaritet si një nga lojtarët më të pazëvendësueshëm te zikaltrit.

Franck Kessie Barcelona 2022-23

Për Kessien nuk është hera e parë që lidhet me Interin, pasi që kur vendosi që ai të largohet nga Milani dhe të mos nënshkruante kontratën e re, ai ishte i lidhur shumë për një kalim në Guiseppe Meazza, por që në fund nuk ndodhi dhe reprezentuesi i Bregut të Fildishtë iu bashkua Barcelonës si lojtarë i lirë në verën e vitit 2022.

Marcelo Brozovic Inter

Franck Kessie me Barcelonën do të ketë mundësinë të paraqitet në finalen e Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite sot me fillim nga ora 20:00, ndërsa Brozovic me shumë gjasë nuk do të jetë ende i gatshëm për Interin as në ndeshjen e Superkupës së Italisë që zhvillohet në mesjavë ndaj rivalit të qytetit, Milanit, e cila po ashtu luhet në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme