Zyrtare: Kessie kalon te Barcelona - NACIONALE

Zyrtare: Kessie kalon te Barcelona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

S P O R T

Barcelona e ka konfirmuar kalimin e mesfushorit, Franck Keesie, si lojtar i lirë pasi që kontrata me Milanin i skadoi më 30 qershor.

Kessie në Itali ishte një nga mesfushorët më të mirë në Itali në tre sezonet e fundit të zhvilluara me Milanin.

Spekulimet rreth të ardhmes së 25-vjeçarit ishin ndezur shumë kohët e fundit, me Milanin që synonte t’ia zgjaste kontratën e Barcelona që është në krizë financiare dhe mundohet të transferojë lojtarë me kosto sa më të ulët.

Siç është raportuar, Kessie pasi kaloi testimet mjekësore, ai nënshkroi kontratë katërvjeçare me një rrogë afër gjashtë milionë euro për vit.

Lajme të ngjashme