Djali i Thaçit dhe gruaja e Selimit duke hyrë në Gjykatë
Familjarët e krerëve të UÇK-së janë bërë gati për të hyrë brenda Gjykatës Speciale në Hagë.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova shihet Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, si dhe gruaja dhe i biri i Rexhep Selimit.
Se bashku me ta janë edhe shumë familjarë të tjerë që po presin për të hyrë në Galerinë e Publikut për të parë nga afër seancën më të rëndësishme për katërshen e UÇK-së.