Giresse: Mund të ishte një grup më i vështirë, por nuk do të thotë se jemi të magjepsur - NACIONALE

Giresse: Mund të ishte një grup më i vështirë, por nuk do të thotë se jemi të magjepsur

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot në Frankfurt të Gjermanisë u tërhoq shorti për kualifikimet e EURO 2022, ku kombëtarja e Kosovës do të jetë në një grup me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e komentoi shortin duke thënë se mund të kishin qenë në grup më të vështirë por se nuk janë të magjepsur me grupin aktual.

Kualifikimet për Kampionatin Evropian nisin më 23 mars të vitit dhe përfundojnë më 21 nëntor po të atij viti, ku brenda kësaj periudhe Kosova do të zhvillojë 10 ndeshje, nga të cilat pesë do të luhen në Fadil Vokrri.

Evitimi i grupeve të forta duket se e ka kënaqur përzgjedhësin e kombëtares sonë por që nuk e ka magjepsur.

“Tani kemi verdiktin e shortit dhe e kemi këtë grup dhe duhet të shohim si mund të kualifikohemi. Mund të ishte një grup më i vështirë, por nuk do të thotë se jemi të magjepsur. Sidoqoftë, mendoj se mund t’i japim vetes ambicien për të arritur një paraqitje të bukur në këtë grup.”

Përballjet me Zvicrën, Giresse i quan speciale

“Sigurisht, do të kemi një ndeshje speciale e ajo është ndeshja kundër Zvicrës, pasi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy popujve janë të veçanta. Tani na mbetet të përgatitemi mirë, t’i vëzhgojmë kundërshtarët tanë dhe të përgatitemi për të qenë në kushtet më të mira që nga muaji mars dhe për ta filluar këtë cikël kualifikimesh me ambicie”, tha legjenda franceze dhe trajneri i kombëtares sonë për faqen zyrtare të FFK-së.

Përveç trajnerit, edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për shortin në kualifikime të EURO-s 2024.

Ai tha se është një grup mirë dhe beson se ky është momenti i kombëtares së Kosovës.

“Uroj që ta kemi ekipin mirë me shëndet dhe pa lëndime në muajin mars. Grupi është korrekt. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi në të gjitha drejtimet për t’u kualifikuar. Është momenti ynë. Na priftë e mbara dhe pres përkrahjen e të gjithëve, të institucioneve, të Dardanëve, të komunitetit të futbollit dhe gjithë faktorit shqiptar në vend dhe sidomos Diasporës tonë. Kombëtarja e Kosovës është e të gjithëve pa dallim. Të gjithë e kemi të drejtën dhe rolin e barabartë në këtë pikë“.

Kujtojmë se nga këto kualifikime dy skuadrat e para në 10 grupet do të kualifikohen drejtpërdrejtë në Kampionat Evropian, ndërsa tre të tjera do ta ndjekin rrugën e play-offit, me 12 skuadrat e Ligës së Kombeve që do të marrin pjesë.

Lajme të ngjashme