Gazeta e franceze L’Equipe për Roger Federerin: O Zot shpëtoje Mbretin
Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, ka dalë një ballinë të veçantë këtë të premte për nder të legjendës së tenisit, Roger Federer, i cili njoftoi pensionimin një ditë më parë.
Në ballinën e edicionit të së premtes, 16 shtator 2022, L’Equipe e vendosi një fotografi të Federerit me titullin: “O Zot shpëtoje Mbretin”.
« God save the King »
— L'ÉQUIPE (@lequipe) September 15, 2022
Voici la une du journal L'Équipe du vendredi 16 septembre 2022, après l'annonce de la retraite de Roger Federer.
Le journal : https://t.co/j9DlhqD6zO pic.twitter.com/KX9GhYobqk
Federer, fituesi i 20 titujve grand slam loja artistike e të cilit e ndryshoi një epokë të tenisit, njoftoi pensionimin nga tenisi të enjten.
Federeri do ta varë reketin në gozhdë pas turneut Laver Cup në fund të këtij muaji në Londër.
“Unë jam 41-vjeçar, i kam luajtur më shumë se 1.500 ndeshje tenisi për 24 vjet, dhe tenisi më ka trajtuar mua më ngrohtësisht seç e kam ëndërruar dhe tani më duhet patjetër ta pranoj se ka ardhur koha t’i jap fund karrierës sime”, njoftoi Federer në rrjetet sociale.
Tenisti zviceran nuk ka luajtur që prej Wimbeldonit 2021, pas të cilit u detyrua t’i bënte tri operacione në gju.
“Mesazhi i trupit tim ka qenë shumë i qartë së fundmi”, shkroi ai.
Federer shtoi: “Për lojën e tenisit, të dua dhe nuk do të të braktis kurrë”.
To my tennis family and beyond,
— Roger Federer (@rogerfederer) September 15, 2022
With Love,
Roger pic.twitter.com/1UISwK1NIN
Vetëm spanjolli Rafael Nadal me 22 tituj dhe serbi Novak Djokovic me 21, kanë më shumë tituj grand slam se Federeri.
Federeri debutoi si profesionist në tenis në moshën 16-vjeçare në vitin 1998 dhe titullin e parë grand slam e fitoi në Wimbledon 2003.
Ai i jep fund karrierës me një numër rekord titujsh grand slam, tetë, në Wimbledon.
Triumfi i fundit i Federerit në grand slam erdhi në vitin 2018 në Australian Open, kur, si 36-vjeçar, u bë vetëm lojtari i dytë më i vjetër që e fiton një titull të madh në Open Era.
Pasi u bë tenisti numër një në botë për herë të parë në vitin 2004, Federeri i kaloi 310 javë në krye gjatë karrierës së tij, një rekord i mbajtur deri në shkurt të vitit 2021, kur u tejkalua nga Djokovic.
Pensionimi i tij nga tenisi vjen vetëm dy javë pasi një legjendë tjetër e këtij sporti, amerikania Seren Williams njoftoi pensionimi po ashtu. Fituesja e 23 titujve grand slam në tenisin e grave e luajti ndeshjen e fundit në karrierë në US Open këtë muaj.
Ku i fitoi titujt grand slam Federeri
Federeri ishte më së shumti i suksesshëm në terrenin me bar ku loja e tij ishte e pashoq. Titulli i fundit në Wimbledon erdhi në vitin 2017.
Australian Open është grand slami i dytë më i suksesshëm për të, pasi zvicerani i fitoi gjashtë tituj në Melbourne Park nga viti 2004 deri në vitin 2018.
Ai i fitoi pesë tituj radhazi në US Open nga viti 2004 deri në vitin 2008, ndërsa triumfi i vetëm për të në terrenin me dhe, pra në French Open, erdhi në vitin 2009.


