Nadal për pensionimin e Federerit: Ditë e hidhur për mua dhe gjithë sportin - NACIONALE

Nadal për pensionimin e Federerit: Ditë e hidhur për mua dhe gjithë sportin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme me anë të një letre dhe pastaj me audio të incizuar, njoftoi pensionimin një nga sportistët më të mëdhenj të 20 viteve të fundit, Roger Federer. Për këtë lajm të mërzitshëm për sportin ka shkruar edhe rivali i zviceranit për shumë vite, Rafael Nadal, duke thënë se kjo është ditë e hidhur për të dhe gjithë sportin mbarë botës.

Federer, 41 vjeç, njoftoi në një postim në rrjetet sociale se pas Laver Cup të këtij viti - i cili zhvillohet nga 23 deri më 25 shtator - ai do të largohet përgjithmonë nga tenisi pas një sërë lëndimesh dhe operacionesh.

Nadal, i cili ka 22 tituj Grand Slam teksa pasohet nga 20 titujt e Federerit, mbahet si një nga "Treshja e Madhe" e tenisit te burrat së bashku me Federerin dhe serbin Novak Djokovic.

Duke shkruar në Twitter, Nadal tha se kishte shpresuar se "kjo ditë nuk do të kishte ardhur kurrë", por shtoi se ka ende shumë gjëra që dyshja do të bëjnë së bashku, brenda dhe jashtë sportit.

"I dashur Roger, miku dhe rivali im. Uroja që kjo ditë të mos kishte ardhur kurrë. Është një ditë e trishtuar për mua personalisht dhe për sportin në mbarë botën. Ka qenë një kënaqësi por edhe një nder dhe privilegj të ndaj gjithë këto vite me ju, duke jetuar kaq shumë momente të mrekullueshme brenda dhe jashtë fushës.

Ne do të kemi shumë momente të tjera për të ndarë së bashku në të ardhmen, ka ende shumë gjëra për të bërë së bashku, ne e dimë këtë. Për momentin, ju uroj sinqerisht gjithë lumturinë me gruan tuaj, Mirkën, fëmijët tuaj, familjen tuaj dhe shijoni atë që ju pret. Do të shihemi në Londër."

Nadal do të jetë përkrah Federerit si pjesë e Team Europe për Kupën e ardhshme Laver që mbahet në javën e ardhshme në Londër të Anglisë.

Federer dhe Nadal shijuan një nga rivalitetet më të mëdha sportive në histori. Dyshja luajtën me njëri-tjetrin 40 herë, me Nadalin që kryeson ballë për ballë me fitore 24-16 në të gjitha fushat, duke përfshirë 14-10 në finale. Nëntë nga finalet ishin në Grand Slams që është një rekord i të gjitha kohërave.

Federer v Nadal 2008: Wimbledon's greatest final a decade on | Wimbledon | The Guardian

Finalja e Wimbledonit të vitit 2008 mes Federerit dhe Nadalit - të cilën spanjolli e fitoi 6-4 6-4 6-7(5-7) 6-7 (8-10) 9-7 në katër orë e 48 minuta - konsiderohet gjerësisht nga ekspertët dhe tifozët si ndeshja më e madhe e tenisit profesionist në histori. Nga viti 2006 deri në 2008, ata garuan në çdo finale të French Open dhe Wimbledon.

Lajme të ngjashme