Fury kthen fokusin te Usyk pasi e mposhti me lehtësi Chisoran - NACIONALE

Fury kthen fokusin te Usyk pasi e mposhti me lehtësi Chisoran

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Tyson Fury fitoi me shumë lehtësi ndaj Derek Chisoras, kështu për ta mbrojtur titullin WBC në kategorinë e rëndë, në një ndeshje mes dy boksierëve britanikë. Por me të përfunduar meçi, Fury i bëri ftesë Oleksandr Usykut për një përballje, me këtë të fundit që nuk u duk i impresionuar nga boksi i shfaqur dje në stadiumin e Tottenhamit.

34-vjeçari vazhdoi rekordin pa humbje, duke çuar numrin e fitoreve në 33, me vetëm një barazim që kishte në meçin e parë me Deontay Wilder.

Tyson Fury lands a right hand on Derek Chisora.

Kjo ishte përballja e tretë me Chisoran për të, dhe në të gjitha ka dalë fitues pa shumë probleme.

Një tjetër meç i madh mund të ndodh gjatë vitit 2023, ku një përballje mes Furyt e Usyk, do ta përcaktonte kampionin e padiskutueshëm, pasi ukrainasi mban tre titujt tjerë të kategorisë së rëndë.

Pasi u shpall kampion i WBC-së, ai thirri për Usyk, pasi dëgjoi nga intervistuesi se ai ishte aty. Të dy u takuan ballë për ballë, me Furyn që shfryhej në fjalë duke rënduar edhe fjalorin, ndërsa Usyk e vështronte me një shikim të çeliktë dhe të patrembur.

Fury e quajti b***** të vogël ukrainasin dhe i kërkonte një përballje për unifikim të titujve, por përgjigja nuk u dha, ndërsa bota e boksit pret për një përballje gjigantësh.

Në meç mes këtyre dy boksierëve do të ngjallte sërish një interesim, pasi ai i zhvilluar dje nuk ishte aspak se çfarë tifozët e këtij sporti do të donin të shihnin, me Furyn që dominonte, ndërsa Chisora i priste grushtet me fytyrë në pafuqi për të bërë diçka.

Why is Tyson Fury fighting Derek Chisora instead of Oleksandr Usyk in 2022 heavyweight title boxing match? | Sporting News United Kingdom

Fitorja e egër e Tyson Furyt nuk tregoi asgjë të re, pasi ai ka boksuar gjithmonë në nivel të lartë, por krahu tjetër, pra Chisora i rrahur keq pas këtij meçi mund ta pranojë të vërtetën dhe tani të dalë në pension, pasi pësoi humbjen e 13-të.

Lajme të ngjashme