Frank Lampard për largimin e radhës nga Chelsea: S’është lamtumirë
Frank Lampard thotë se kurrë nuk do të ndihet se po i thotë lamtumirë Chelseat, pavarësisht se këtë fundjavë do të largohet nga klubi londinez për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër.
Kontrata afatshkurtër e Lampardit me Chelsean mbaron në fund të këtij sezoni dhe klubi tashmë ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës në verë.
“Në Chelsea do të kthehet shumë herë”, tha ish-mesfushori i të kaltërve.
“Jam i qetë dhe nuk është shumë nostalgjike”.
Lampardi e pasoi Graham Potterin në prill por i fitoi vetëm katër pikë nga tetë ndeshje në Premierligë, duke e lënë klubin në vendin e 12-të në tabelë.
Parvarësisht rezultateve të dobëta Lampardi mbetet i parapëlqyeri i tifozëve në Stamford Bridge falë karrierës madhështore që kishte si futbollist, ku i fitoi 13 trofe në po aq vite dhe sot e asaj dite është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
“Kurrë nuk do të ndihem se po i them lamtumirë tifozëve”, tha Lampard, i cili ishte trajner i Chelseat edhe nga korriku 2019 deri në janar 2021.
“Do të jetë fundi i sezonit dhe fundi i kohës sime këtu, por zakonisht kur largohesh nga një klub si trajner nuk merr brohoritje. Sot je, nesër nuk je dhe kjo është në rregull”.
“Unë e çmoj përkrahjen e tifozëve të dielën. Më shumë se çfarëdo tjetër, do të doja t’u jap atyre një lojë të cilën mund ta mbajnë në mend gjithë verën dhe të ndihen më pozitivë për këtë”, shtoi ai.
