Foto: A është ky gjyqtari më i fortë që keni parë ndonjëherë? - NACIONALE

Foto: A është ky gjyqtari më i fortë që keni parë ndonjëherë?

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Brazili është i njohur për talentet e futbollit nëpër botë, por a e keni ditur se gjyqtari i fortë në botë vjen po ashtu nga ky shtet. Ai është Anderson Daronco, gjyqtar në Ligën elitare të Brazilit.

Daronco, është gjyqtar zyrtar në ligën braziliane dhe gjithashtu gjykon ndeshjet në Kupën e Amerikës. Ai po konsiderohet si një nga gjyqtarët me fizikun më të fortë ndonjëherë në këtë profesion.

Muskuli i bicepsit të tij është 44 cm, peshon afër 90 kilogram dhe është i gjatë 188 cm. Daronco tashmë është bërë sensacion në internet për fizikun e tij të frikshëm.

Kush është Anderson Daronco?

Gjyqtar brazilian, i lindur më 5 janar 1981 në Santa Maria, karrierën e kishte filluar si lojtar hendbolli dhe gjithashtu duke qenë profesor i edukimit fizik para se të fillonte karrierën në gjykimin e ndeshjeve të futbollit.

Ai iu nënshtrua testimit për gjyqtar në Federatën braziliane të futbollit dhe në vitin 2014 u bë gjyqtar me stemë të FIFA-s. Ai aktualisht drejton ligën elitare braziliane dhe në garat ndërkombëtare si ajo, Kupa e Amerikës.

Nofka e tij është ‘Juiz Fortao’, që i bie ‘Gjyqtari i fortë’ dhe shkon shumë me fizikun e tij.

Autoriteti i tij në fushën e lojës

Gjatë një ndeshje në ligën braziliane mes Sao Paolos dhe Vasco de Gamas në vitin 2019, Daronco ndaloi ndeshjen pas thirrjeve homofobike nga tifozët vendas(Vascos). Ai ia shpjegoi situatën trajnerit dhe doli nga fusha e lojës. Klubi me trajnerin bënë thirrje nga tifozët e tyre që të ndaleshin thirrjet dhe kjo funksionoi. Që nga atëherë 41-vjeçari njihet si ‘Gjyqtari i fortë’.

Daronco nuk do të jetë në listën e gjyqtarëve që do të gjykojnë në ndeshjet e Kampionatit Botëror, por pamja e tij tashmë është virale në internet.

Lajme të ngjashme