Caputi: Nuk më lejuan të luaja, prandaj u bëra gjyqtare
Maria Sole Ferrieri Caputi, është gjyqtarja e parë grua që do të gjykojë ndeshjet në Serie A. Ajo ka treguar se kishte vendosur ta ndiqte këtë profesion pasi nuk u lejua të luante nga prindërit e saj.
31-vjeçarja italiane tashmë ka një eksperiencë duke gjykuar dy skuadra nga Serie A në Kupën e Italisë. Shumë tifozë dhe vëzhgues janë ankuar viteve të fundit për nivelin e dobët të gjykimit në ndeshjet e Serie A-së dhe Caputi mund ta ketë mundësinë e përsosur që ta bëjë dallimin nga gjyqtarët e gjeneratës së vjetër.
Duke folur për Corriere della Sera, Ferrieri Caputi, fillimisht tregoi si vendosi të bëhej gjyqtare.
“Prindërit e mi nuk donin që unë të luaja futboll, por tani ata mendojnë ndryshe. Kursi për gjyqtarët dukej si një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe ishte diçka e mirë për ta ndarë me bashkëmoshatarët, mbi të gjitha. Tani jam duke punuar fort për sezonin që po vjen, shpresoj se kjo do t’i motivojë gratë se mund ta bëjnë këtë punë.”
Ajo dha një rishikim të karrierës së saj si gjyqtare në nivelet më të ulëta dhe vështirësitë për t’u ngritur më lartë.
“Ligat amatore, për gjyqtarët janë shumë të vështira. E kam përjetuar këtë, nuk ishte fare e lehtë. Por në profesionalizëm, siç themi një fjalë, këtë e ka profesionalizimi, përballimi i vështirësive.”
Ferrieri Caputi pronta al debutto in #SerieA : 'Non mi lasciarono giocare, così decisi di fare l'arbitro' https://t.co/N36lJsMwZm
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 9, 2022
Ferrieri Caputi, preku dhe momentin më special të karrierës.
“Pas ndeshjes së Kupës së Italisë mes Cagliarit e Cittadellës, isha dërguar si gjyqtare e katërt në një ndeshje të Serie C-së në Pistoia, emri im u prononcua në stadium dhe mbrapa ishin fëmijët që filluan të duartrokitnin.”
Promovimi në Serie A për Caputin është një hap shumë i rëndësishëm në karrierë, fillimisht për ngritjen e profilit të saj dhe gjithashtu që të rritet ndikimi i gruas në futboll, që diversiteti të jetë në nivelin e duhur në futbollin italian.
