Formacionet zyrtare: Shqipëri - Azerbajxhan, Kuqezinjtë synojnë fitoren në prag të EURO 2024 - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Shqipëri - Azerbajxhan, Kuqezinjtë synojnë fitoren në prag të EURO 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta zhvillojë miqësoren e dytë të muajit qershor, në përgatitjet për Kampionatin Evropian që fillon pas një jave.

Kuqezinjtë takohen me Azerbajxhanin në Hungari, saktësisht në stadiumin 'Haladás', me fillim nga ora 19:00.

Tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Shqipëria e Sylvinhos do të luajë me skemën 4-3-3, ku Jasir Asani, Armando Broja dhe Taulant Seferi janë në krye të sulmit.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Broja dhe Seferi.

Në anën tjetër, Arif Asadov ka vendosur për renditje të njëjtë në fushë, pra 4-3-3.

Azerbajxhan (4-3-3): Mahammadal; Jafarguliyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Diniyev, Makhmudov, Isaev; Emreli, Bayramov dhe Sheydaev.

Përballja do të gjykohet nga Mihaly Kapraly nga Hungaria dhe ndihmësit e tij, Istvan Albert dhe Vigh-Tarsonyi, teksa gjyqtar i katërt është Istvan Vad.

Kujtojmë se Shqipëria miqësoren e parë e fitoi bindshëm ndaj Lihtenshtajnit, teksa edhe sot janë favoritë për këtë ndeshje.

Skuadra e Sylvinhos do ta ketë si miqësore të fundit, para nisjes së EURO 2024, ku ndeshjen e parë do ta kenë më 15 qershor kundër Italisë.

Lajme të ngjashme