Formacionet zyrtare: Moldavi - Shqipëri, Kuqezinjtë e synojnë kualifikimin në EURO 2024 - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Moldavi - Shqipëri, Kuqezinjtë e synojnë kualifikimin në EURO 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria sot do ta zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kohëve të fundit, pasi në udhëtim përballet me Moldavinë, ku mund ta sigurojë një vend në EURO 2024.

Kuqezinjtë kryesojnë grupin E dhe vetëm një pikë mjafton që ata ta sigurojnë kualifikimin për herë të dytë në histori të tyre në një Evropian.

Tashmë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, me Moldavinë që ka zgjedhur një skemë 5-4-1, ndërsa Sylvinho do të luajë me formacionin që preferon më shumë 4-2-3-1, që ka sjellë rezultate pozitive në këtë cikël kualifikues.

Formacionet zyrtare:

Serghei Clescenco ka vendosur këta 11 futbollistë në fushë nga minuta e parë.

Moldavia: Railean; Revenco, Cracium, Babogio, Posmac, Reabciuk; Caimacov, Mospan, Rata, Postolachi; Nicolaescu.

Në anën tjetër, Sylvinho, nuk ka ndryshuar shumë nga ndeshjet e kaluara, në përzgjedhjet e futbollistëve.

Shqipëria: Berisha; Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj; Ramadani, Asllani; Seferi, Bajrami, Asani; Cikalleshi.

Image

Ndeshja zhvillohet në Moldavi, më saktë në Stadionul Zimbru dhe fillon në ora 18:00.

Lajme të ngjashme