‘Me plis për Berlin’ - Kombëtarja e Shqipërisë sot mund ta sigurojë kualifikimin në EURO 2024, mjafton mos të humbasë nga Moldavia
Kombëtarja e Shqipërisë, sot do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për EURO 2024, ku në udhëtim përballet me Moldavinë me fillim nga ora 18:00. Kuqezinjtë mund ta sigurojnë vendin e tyre në Evropianin që mbahet në Gjermani në vitin 2024, edhe nëse nuk fitojnë, por mjafton të mos humbasin, ja pse?
Shqipëria e kryeson grupin E, ku pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, ka grumbulluar 13 pikë, dy më shumë se Republika e Çekisë me ndeshje të barabarta dhe tre më shumë se Polonia, e cila ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Kuqezinjtë sonte kanë nevojë vetëm për një pikë në Moldavi dhe do ta sigurojnë pjesmarrjen për herë të dytë në një Evropian, në histori të kësaj.
Kjo ndodhë sepse UEFA thotë që skuadrat me pikë të barabarta në fund, krahasohen me ndeshje të ndërsjella dhe Shqipëria në këtë aspekt është më mirë se Polonia e Çekia, por duhet ta evitojë një humbje ndaj Moldavisë, e cila nëse fiton dy ndeshje radhazi, mund t’ia shuajë ëndrrat Shqipërisë.
Pra, Shqipëria sot me çdo rezultat, përveç humbjes, e siguron plasmanin në EURO 2024.

