Formacionet zyrtare: Kosovë – Rumani
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sfidën jetike ndaj Rumanisë, me vetëm një qëllim: pra pikët e plota.
“Dardanët” duhet me patjetër të shënojnë fitore ndaj rumunëve në mënyrë që të mbesin në garë për kualifikimin e mundshëm në Kampionatin Evropian.
Sidoqoftë, përzgjedhësi Alain Giresse sërish ia ka dal të befasojë me 11-shen bazë, ku ka lënë në stol Ermal Krasniqin dhe Edon Zhegrovën (ndoshta s’është rikuperuar për të luajtur nga minuta e parë) dhe e vendosur Florent Muslijën në pozitën e anësorit të krahut.
Formacioni i Kosovës: Muric; Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Fazliji, Dreseviq; Muslija, Celina, Rashica, Rrahmani.

Ndërkohë, formacioni i Rumanisë është kështu (4-4-2): Moldovan; Coman, Baluta, Manea, Dragusin; Burca, Marin, Stanciu, Camora; Man, Puscas.
Për fund, rikujtojmë se përballja do të nis me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.